GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji nga Vau i Dejës: Nuk mbahet pushteti me tritol

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji nga Vau i Dejës: Nuk mbahet pushteti me tritol
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili shkoi sot në Vaun e Dejës për të vizituar familjen e kreut të PD, Benard Ndrecës, pas sulmit me eksploziv,  u tregua shumë i ashpër në qëndrimin e tij ndaj aktit të cilin e cilësoi si terrorist.

Ai i përcolli në veçanti një mesazh, punonjësve të Policisë së Shtetit që të mos përfshihen në kërcënimet e pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë.

Deputeti theksoi se “nuk mund të mbahet dot Shqipëria duke i vendosur tritol, kundërshtarit politik duke tentuar të eliminohet kundërshtari politik, duke tentuar të vendosen tritole siç e kemi parë, kundërshtarëve mediatikë; duke vendosur gjoba dhe kërcënime qytetarëve.”

“Padyshim, që  ne jemi këtu për t’i shprehur mbështetjen së pari, familjarëve të kryetarit të opozitës për zonën, por është edhe një ngjarje e rëndë e cila ndikon në klimën e sigurisë publike në të gjithë Shqipërinë.

Është një akt terrorist pa diskutim dhe ngjarja bëhet dyfish e rëndë duke marrë parasysh jo vetëm mosreagimin e qeverisë, se nuk është një çështje e reagimit me fjalë apo e reagimit duke nxitur banditët që kryejnë këto akte, por bëhet më e rëndë nëse ngjarja nuk zbardhet.

Është një çështje që do të ndiqet gjatë gjithë kohës derisa të zbardhet.

Nuk mund të mbahet dot Shqipëria duke i vendosur tritol, kundërshtarit politik duke tentuar të eliminohet kundërshtari politik, duke tentuar të vendosen tritole siç e kemi parë, kundërshtarëve mediatikë; duke vendosur gjoba dhe kërcënime qytetarëve.

I bëj thirrje, pa diskutim, çdo punonjës i ndershëm  apo që mendon se do ta vazhdojë karrierën në Policinë e Shtetit, që të mos përfshihet në fushatë elektorale, të mos bëhet pjesë e kërcënimeve ndaj votuesve të opozitës apo ndaj atyre që i mendojnë si kundërshtarë politikë,  të mos përdorin pushtetin që i buron nga, investimet që dalin nga paratë publike për të marrë dhe shoqëruar qytetarë të cilët janë të drejtën e tyre për të bërë fushatë, për të ndihmuat a votuar atë që iu shërben më mirë.

Në këto kushte dua ta mbyll edhe njëherë tjetër jo vetëm me thirrjen për ndëshkimin e  autorëve, për dhënien e dënimit më të ashpër, por edhe për reagimin e të gjithë qytetarëve në Vaun e Dejës si fillim dhe në të gjithë Shqipërinë për të ndëshkuar një qeverisje që ka vendosur në plan të parë bashkëpunimin me banditët dhe vendosjen e tritolit.

Pavarësisht se sot duket qetësi në këtë shtëpi, imagjinoni që cilitdo që ka parë pamjet e hedhjes në erë me tritol apo eksploziv dhe sekondat që ndanin fatalitetin e familjarëve të kryetarit të opozitës këtu nga momenti i shpërthimit, e bën të reflektojë  dhe më këtë reflektim ju ftoj gjithë qytetarët qoftë në këtë bashki, qoftë në të gjithë Shqipërinë që të votojnë kandidatët e opozitës për të bërë të mundur ndryshimin.”, u shpreh Salianji.

 

Etiketa: Kryesore1SalianjiShqiperitritol

Lajme të lidhura

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen
Breaking Views

“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

19:18 - 12/11/26
Para
Tjetër aksident, urbani i Kamzës hipën mbi bordurat

Tjetër aksident, urbani i Kamzës hipën mbi bordurat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!
Breaking Views

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

21:45 - 12/11/26

Të gjitha bizneset që do të sponsorizojnë artin , kulturën dhe sportin tanimë do të përfitojnë lehtësira financare. Vendimi I...

Lexo më shumë
Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com