GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji: Nuk ka një urim për Ramën nga ndërkombëtarët! Si e shpjegoni këtë?

22:51 - 29/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji: Nuk ka një urim për Ramën nga ndërkombëtarët! Si e shpjegoni këtë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Ervin Salianji, është detyruar të thërrasë me zë të lartë në studion e emisionit Çim Peka LIVE, mbrëmjen e së hënës, për të mbizotëruar në debatin që shpërtheu mbi Rezolutën e PE për Shqipërinë, ku Peka kishte i ftuar edhe socialistin Ervin Bushati, edhe analistin Armand Shkullaku.

“Ore, vetëm një pyetje kam! – u përpoq disa herë Salianji përballë Bushatit që i rrëmbet fjalën. –  Keni palë ju në ndonjë palë zgjedhje nëpënë ndonjë shtet, këtu në Shqipëri njëherë, që pasi mbarojnë zgjedhjet, të mos ketë asnjë urim fituesi nga asnjë ndërkombëtar?! Për zgjedhjet lokale. Keni parë ju ndonjë ndërkombëtar?! E para! Dhe jo vetëm që nuk po i çertifikojnë, por po i nxijnë zgjedhjet, që nga raporti paraprak i OSBE-së, kjo sot e Parlamentit Evropian e të gjitha me radhë. Nuk ka një urim për Kryeministrin! Si e shpjegoni ju këtë?! Këtë pyetje kam!”

Bushati iu kundërvu sërish, por Salianji e kapi në ajër pyetjen e tij “Po, pse u shitën kavajasit?!”

“Jo mor jo, – tha Salianji,  këtë e thotë Partia Secialiste se ka interes. Kavajasit jua treguan qejfin mirë juve bashkë me ne që ishim aty, por ja po të them një gjë. Këtu ka një gjë. Ju bëtë një skemë kriminale të partisë-shtet, të regjimit. Unë do të merrem me çfarë ka ndodhur, pastaj …me veten do merrem unë. Unë po them këtë gjë.

Bushati e ndërpreu sërish, Salianji protestoi: “Po çfarë do të më ndërhysh, o vëlla? Ke ndërhyrë në zgjedhje, do të më ndërhysh edhe këtu?! Ndërhyn ti po të duash, po s’të lë unë. Të ishte ndonjë tjetër do të kishe ndërhyrë ti. Ja ku po ta them: ju keni ndërtuar një skemë kriminale të partisë shtet, me intimidim votuesish, më kërcënim zgjedhësish, me përdorimin e institucioneve, me përdorimin e të gjithë institucioneve që duhet të bëjnë kontrollin dhe balancën e pushteteve në vend, që u përdorën për Partinë Socliaste.

Jam pas fushate dhe njerëzit duhet t’i dinë këto që t’i marrin dhe të mobilizohen edhe më shumë bashkë me ne që herën tjetër… Sot shqiptarët, për shkak se ju vodhët zgjedhjet, janë më mirë sot?! Paguajnë më pak taksa?! Kanë cilësi më të mirë jete?! Iu ul çmimi i karburantit?! Iu ul çmimi i energjisë?! Kanë më shumë shërbime nëpër zona?!

Ky është debati që duhet bërë! Po debati ishet gjithë kohën tallava. “Puthini dorën” thoshte sot Rama…” ironizoi më tej, Salianji.

Etiketa: Kryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Para
“Me Berishën u ndamë më 21 janar”, Topi: Basha po dizenjon fundin e tij politik

Topi: Basha të rrëfejë të vërtetat lidhur me Berishën, pastaj të pretendojë kreun e PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com