GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji: Patronazhisti me vilë 4-katëshe, përfiton 2 apartamente

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji: Patronazhisti me vilë 4-katëshe, përfiton 2 apartamente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka denoncuar sot nga Kavaja keqpërdorimin që bën bashkia e këtij qyteti me apartamentet e ndërtuara për të prekurit nga tërmeti.

Në prononcimin e tij për mediat, Salianji tha se patronazhisti i bashkisë Rudi Dyrmishi ka përfituar dy apartamente, ndërkohë që ka një vilë 4-katëshe.

Salianji iu bëri thirrje që të gjithë qytetarëve të cilët kërcënohen apo shantazhohen, apo iu thuhet që pas zgjedhjeve do të marrin apartamentet, Fisnik Qosja si kryetar bashkie do t’i ndajë sipas ligjit.

Salianji: Duke falënderuar qytetarët e Kavajës për mbështetjen masive që na kanë dhënë në këtë fushatë elektorale, për mbështetjen masive që i japin koalicionit opozitar dhe kandidatit Fisnik Qosja, në një fushatë frymëzuese, në një fushatë të bukur, në një fushatë ku është ngritur në këmbë qyteti i Kavajës dhe të gjithë njësitë administrative të saj, pa diskutim që përveç programit dhe takimeve me qytetarët do të bëjmë denoncime me emra konkretë, me raste konkretë, me fenomene që duhen ndëshkuar, jo vetëm denoncuar në publik, siç është rasti që do të denoncoj sot.

Sot jemi te pallatet e bëra me fondet e dhuruara nga donatorë të huaj, te pallatet e të pastrehëve apo pallatet që janë bërë për t’u dhënë personave që janë dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që PS ka caktuar sekserin kryesor të bashkisë si patronazhist, një person me emrin Rudi Dyrmishi për të ndarë, për të kërcënuar apo për t’u thënë qytetarëve që janë në hall nga shkatërrimi i banesave prej tërmetit që do t’iu japë banesa më pas. Por ndërkohë çfarë ka ndodhur?! Këtu kam vendimin e Këshillit Bashkiak me listën e përfituesve për të cilët rishikohet masa e përfitimit.

Familja e zotërisë në fjalë Rudi Dyrmishit ka marrë dy apartamente, një apartament 2+1, një apartament 3+1. Ndërkohë për qytetarët e Kavajës, por edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë për të treguar se sa e pashpirt është kjo qeverisje dhe se si gjithçka e përdor për vete, kjo është banesa 4-katëshe e tij. Pra një person që nuk ka nevojë as për apartamente, as nuk është në hall, as nuk është i pastrehë, por është një patronazhist që mbështet PS-në.

Iu bëj thirrje që të gjithë qytetarëve të cilët kërcënohen apo shantazhohen, apo iu thuhet që pas zgjedhjeve do të marrin apartamentet, e vërtetë është që do t’i marrin dhe Fisnik Qosja si kryetar bashkie do t’i ndajë apartamentet sipas ligjit dhe tek qytetarët që u takon. Duhet ndëshkuar me votë PS-ja për të bërë të mundur që apartamentet të shkojnë te qytetarët që kanë nevojë dhe jo te patronazhistët.

Ky është vetëm një rast, por ka dhe raste të drejtuesve të lartë të bashkisë së Kavajës të cilët zhvatin apartamente pa të drejtë duke qenë drejtues kryesorë të bashkisë. Në ditët në vijim do kem denoncime të tjera me emra dhe mbiemra për të gjithë personat që përfshihen në shntazhim apo intimidim të votuesve. Askush nuk do i shpëtojë ndëshkimit popullor. Fitorja e kandidatit tonë do të jetë masive ashtu siç është dhe mbështetja e qytetarëve.

 

 

Etiketa: Kryesore1patronazhistiSalianji

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
Projekti i hidrocentralit të Skavicës paditet në Kushtetuese

Projekti i hidrocentralit të Skavicës paditet në Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com