Deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaroi se është një moment për të vendosur nëse duam të jemi me të ardhmen apo të shkuarën. Nga Kuvendi Kombëtar i PD, Salianji tha se PD është shtëpia e çdo demokrati dhe dera është e hapur për të gjithë, duke iu referuar mbështetësve të Sali Berishës. Ai deklaroi se Kuvendi zhvillohet në një moment vendimtar, momentin e një përplasjeje të qartë mes lindjes dhe perëndimit në Shqipëri.
“Te nderuar delegatë, të nderuar antar dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, të nderuar kolegë. Momente si këto,kritike, të forta, të pashmangshme për tu përballur vijnë rrallë, jo aq rrallë në fakt në këto 8 vite opozite, por ky moment është kulmor jo vetëm në karrierës politike të një politikani. Ky Kuvend, zhvillohet në një moment vendimtar dhe historik per Partinë Demokratike, për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Në një përplasje të qartë mes lindjes dhe perëndimit në këtë vend dhe jam më shumë se I bindur që kushdo prej jush ndjehet i nderuar që po bën një betejë të drejtë, që është dhe jemi në anën e duhur të historisë. Nuk ka asnjë dyshim se sot shqiptarët kanë humbur shpresën te e ardhmja, se sot shqiptarët janë më të varfër se tetë vite më parë, se sot emigrojnë më shumë se asnjëherë tjetër, dhe më shumë se sa vëndet që janë zyrtarisht në luftë. Nuk ka asnjë dyshim dhe të gjitha raportet ndërkombëtare të besueshme e tregojnë me fakte se papunesia eshtë ritur, se niveli i arsimit është ulur, se shëndetësia e propaganduar si falas është më e shtrenjtë se kurrë, se korrupsioni është në nivele alarmante. Këtë gjendje ku ndodhet Shqipëria sot e vuajnë më shumë se kushdo tjetër të rinjtë shqiptarë, të cilët kërkojnë një ore e më parë të largohen nga ky vend dhe të krijojnë të ardhmen e tyre në një vënd tjetër. Kjo është një fatkeqësi kombëtare, që nëse nuk bëjmë të pamundurën sot për ta ndaluar këtë trend, nesër do të jetë tepër vonë. Përgjegjësi kryesor për këtë fatkeqësi kombëtare ka vetëm një emër, Edi Rama dhe qeveria e tij. Për tetë vite me radhë Shqipëria ka patur qeverinë më të korruptuar, më të paaftë dhe më të papërgjegjshme të 30 viteve të pluralizmit shqiptar. Një qeveri e cila ka instaluar një regjim, ku partia në pushtet ka zaptuar të gjitha insititucionet, të gjitha pasuritë e shqiptarëve dhe të gjitha liritë dhe të drejtat e tyre. Në këtë kuptim, kjo qeveri është pa as më të voglin dyshim një regjim, i cili duhet rrëzuar një orë e më parë për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dashur demokratë, për tetë vite me radhë ne jemi përballur me regjimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Kemi përdorur të gjitha mjetet për këtë betejë. Nga ato më të moderuarat te ato më radikalet. Këtë e kemi bërë falë jush, falë sakrificave dhe guximit tuaj që nuk e pranuat asnjëherë të keqen por e luftuat gjithmonë atë. Për këtë arsye ju që jeni sot në sallë dhe të gjitha ata që na ndjekin nëpërmjet mediave meritoni falenderimet dhe respektet më të ndjera dhe të thella. Unë jam i vetdijshëm se shumë nga ju, kanë vuajtur përndjkjet e këtij regjimi, vetëm e vetëm se ju kundërvutë atij, vetëm e vetëm se jeni demokratë dhe se jëni njërëz të lirë që besoni te idealet dhe bindjet tuaja të palëkundura, vetëm e vetëm se nuk pranuat të shisni besimet dhe vlerat tuaja. Prandaj të gjithë ne, deputetë të Partisë Demokratike dhe drejtues të organeve të saj sot, përkulemi përpara sakrificave tuaja dhe jemi krenar për gjithcka keni bërë në këto tetë vite. E megjithatë, të gjitha këto nuk mjaftuan për rrëzuar regjimin kriminal të Edi Ramës. Sigurisht të rrëzosh një regjim nuk është aspak e lëhtë por në këto tetë vite padyshim që dhe ne kemi bërë gabimet tona. Për fat të keq lidershipi I partisë nuk e lexoi drejt votën refuzuese të zgjedhjeve të vitit 2013, pavarësisht se ishim në qeveri kur u zhvilluan zgjedhjet ne nuk lexuam nevojën e shoqërisë për ndryshim, refuzimin e qytetarëve ndaj drejtuesve të paangazhuar në rastin më të mire dhe të korruptuar dhe prepotentë nga ana tjetër, ne nuk lexuam drejt nevojën e demokratëve për tu njohur kontributin dhe meritën, ne nuk u distancuam dot nga drejtues që votat I merrnin falë sakrificës së demokratëve dhe pazaret I bënin me socialist apo me tarafe personale, ne nuk fajësuam veten dhe të reflektonim por fajësuam shoqrinë dhe u ndëshkuam, ne nuk donim të degjonim imponimin e voituesve por tentuam në mënyrë të përsëritur të imponinim figura drejtuese të diskredituara dhe të refuzuara nga votuesi, të imponuara pa vullnetin e degeve dhe anëtarësisë. Por sot jemi këtu edhe për të reflektuar për gabimet tona në të shkuarën si e vetmja mënyrë për të hedhur bazat të sigurtë drejt të ardhmes, ashtu sikurse është dhe qëllimi i këtij Kuvendi. E di fare mirë se muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për demokratët. Madje kanë qenë të dhimbshme, kur një pjesë e jona ju bashkangjitën një lëvizje brenda nesh kundër shumicës së demokratëve. Demokratët e thjeshtë i kuptoj. Disa prejt tyre janë me të drejtë të zhgënjyer, disa prejt tyre fatkeqësisht të manipuluar dhe të mashtruar. Por gjithsesi ata , pavarësisht gjithckaje e kanë derën e hapur të Partisë Demokratike gjithmonë. Kjo është shtëpia e të gjithe demorkatëve të thjeshtë pavarësisht mendimeve. Prandaj jemi sot këtu. Për tu bashkuar dhe jo për tu ndarë. Por kurrsesi kjo smund të jetë dhe sduhet të jetë kështjella e asnjë drejtuesi të së shkuarës të tashmes apo të ardhmes I cili ka probleme me korrupsionin, me abuzimin me pushtetin, me mosvleresimin e demokratëve, e drejtuesve apo ish drejtuesve, ish drejtorave apo njërëz të cilët kanë përfituar dhe kanë rrjepur partinë demokratike gjatë viteve të saj në pushtet dhe nuk kanë thyer asnjë kontribut por vetëm kanë përfituar nga sakrifica juaj. Njërëz të cilët nuk kanë asnjë kontribut dhe nuk mblodhën asnjë votë në zgjedhjet e kaluara, disa I hoqen vota partisë demokratike, madje shumë prej tyre i kishim përballë, disa prej tyre krijuar parti të reja të sponsorizuara nga Edi Rama, te cilet shfrytëzuan këto muaj për ti ngulur kthetrat e tyre Partisë Demokratike dhe për ta bërë atë copa duke parë ëndrra me pushtet dhe poste drejtorësh. Imagjinoni tani këta po na flasin për dhimbjen që kanë për Partinë demokratike. Nuk kanë për tja dalë kurrë të copëtojnë partinë demokratike për interesat e tyre dhe për xhepat e tyre. Askush më nuk duhet ta konsiderojë Partinë Demokratike si vegël të tij personale sa herë që i preken interesat, qoftë ky dhe Sali Berisha. Një nga gabimet që kemi bërë në këto tetë vite, është pikërisht fakti që nuk jemi pastruar nga pjesët tona më të këqija. Por sot është dita që ta bëjmë më të vëndosur dhe më të bindur se kurrë. Partia Demokratike është asset kombëtar dhe jo instrument në duar e dikujt për ta përdorur si mburojë sa herë I preken interesat. Ne sdo ta lejojmë këtë, ju sdo ta lejoni këtë. Prezenca juaj sot në masë të madhe tregon pikërirsht këtë gjë. Dhe ky është aseti më I madh I Partisë Demorkatike, vlerat tuaja dhe bindjet tuaj. Kjo parti nuk ka dhe nuk duhet të ketë në qëndër interesat e asnjë individi, por interesat e perbashkta të të gjithë demokratëve”- u shpreh Salianji.
Discussion about this post