Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji foli sot për protestën që pritet të zhvillohet me 11 Shkurt.
Në “Milori Live” në Klan News, Salianji u shpreh se reagimi qytetar atë ditë do të jetë masiv pasi sipas tij ka zemërim dhe radhës së akteve korruptive i është shtuar tashmë dhe çështja “McGonigal”. I pyetur për mosbindjen civile, Salianji tha se nuk është një formë revolte që përjashtohet pas protestës pasi siç thekson ai të gjithë qytetarët kanë arsye të forta për të dalë në shesh.
Salianji: Unë e kam thënë që jam i gatshëm të lë çdo pozicion për t’u bashkuar Partia Demokratike, ideja është të gjejmë mekanizma bashkimi. Nuk duhet që në zgjedhjet lokale të dalim me dy kandidatë sepse njëra parti po e quaj partia që ka formalisht vulën po nxjerr kandidatë formalë. Kjo shkon vetëm në interes të Edi Ramës.
Pyetje: Mund të rrezikojë mosregjistrimin PD e drejtuar nga Berisha nëse vazhdohet me këtë ritëm?
Ervin Salianji: Në çdo rast PD dhe opozita do të regjistrohet në zgjedhje, problemi qëndron te logoja. Të gjitha institucionet e zgjedhura janë qartazi se ku është PD-ja, kështuqë në këtë sens kush nuk bie dakord duhet të krijojë partinë e vet, nuk ecet duke vjedhur siglën apo partinë e vet. Na pëlqen ose jo ne kjo parti ka këtë drejtues. Kushdo që bën lëvizje për mos regjistrim i shërben në mënyrë të drejtëpërdrejtë regjimit.
Mirela Milori: Do ta tejkaloni pavarësisht pengesave?
Ervin Salianji: Unë mendoj se nuk do të gjejnë dot as kandidatë pavarësisht tentativave të shumta për kandidat në çdo zonë. Nuk do e pranojnë demokratët të dalin përballë demokratëve dhe me detyrim do të shkohet drejt bashkimit.
Flasim pak për protestën, Berisha deklaroi se do ketë protesta para parlamentit para dhe pas 11 Shkurtit.
Ervin Salianji: Së pari fokusi është te 11 Shkurti, vendimi u dha në mënyrë të unifikuar. Padiskutim këtë javë nuk ka seanca sepse është java me takime në terren me zgjedhësit dhe më tej do të shihet aksioni opozitar. Por duhet mbajtur me presion, lëvizje të cilat dobësojnë qeverinë dhe i hapin rrugë ndryshimit.
Si do të organizohet protesta e 11 Shkurtit, keni një ide më të qartë?
Ervin Salianji: Di që ka një organizim të të gjithë deputetëve dhe strukturave pavarësisht cilin krah përfaqësojnë në PD për të takuar njerëz gjatë javës dhe për të pasur masivitet në protestë. Çështja McGonigal është e fundit në radhën e akteve korruptive, qytetarët ndjejnë ata që ju largohen, rritjen e çmimeve, tek pamundësia për të siguruar jetesën pra secili ka arsyet e veta për të dalë për të protestuar. Mund të jetë dhe e shpejtë por duhen pyetur organizatorët. Besoj se reagimi qytetar do jetë masiv.
Është përmendur mosbindja civile, si do vijojë pas protestës?
Ervin Salianji: Ne e kemi përmendur si formë në vitet e kaluara, në bllokimet e rrugëve apo forma të ndryshme. Çadrat në bulevard larguan ministrat më të korruptuar, nuk është se nuk ka reagim prej mosbindjes civile. Nëse ka zemërim ai duhet të shprehet, nuk mund të jetë selencioz, i pazhurmshëm.
Discussion about this post