GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji për Task-Forcën e drejtuar nga Balluku: Për presion!

17:22 - 20/04/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji për Task-Forcën e drejtuar nga Balluku: Për presion!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se vendimi i qeverisë për ngritjen e një task-force për të monitoruar përdorimin e administratës në zgjedhje dhe burimeve njerëzore e financiare, është një manovër e qeverisë për t’i bërë më shumë presion administratës të marrë pjesë në takimet e Ramës.

Komentet Salianji i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se vendimi për ngritjen e kësaj Task-Force të drejtuar nga ministrja Belinda Balluku është njësoj si t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë.

Ai tha se qeveria është në një situatë në të vështirë, pasi të gjitha sondazhet e nxjerrin keq në zgjedhjet që pritet të vijnë dhe sipas tij, po përdor çdo mjet presioni dhe shantazhi ndaj administratës, në mënyrë që t’i përdorë ata gjatë fushatës dhe në zgjedhje.

“Kjo mund të jetë nëse mund ta thoja me një shprehje popullore, do të thosha është sikur t’i vendosje ujkut mëlçitë në qafë. Kjo mund të jetë një taks-forcë për t’i bërë më shumë presion administratës, për të dalë në takimet e Ramës. Kjo formë e Task Forcës mund të jetë një formë për të provuar sesi përdoren punonjësit e administratës për t’i shërbyer pushtetit.

Rama gjen forma dhe presione për t’i intimiduar punonjësit e administratës për të dalë në fushatë. Absolutisht, të gjitha instrumentet e përdorura tani janë në shkelje të ligjit. Ata ngopin me lugë bosh popullin, do bëjmë këtë, do bëjmë atë. Qeveria 10 vite e ka marrë vendin me pagën mesatare më të lartë në rajon dhe sot është e fundit për pagën mesatare në rajon. Kjo do të thotë që mashtrimi është më i madh.

Ka 10 vite, po të ndjekim logjikën e premtimeve të Ramës që nuk është bërë asgjë. Tha që do të heq TVSH-në e energjisë elektrike dhe ajo u rrit. Krijoi një bord oligarkësh për të imponuar dhe rritur çmimet. Çdo sondazh i besueshëm e nxjerr që qeveria është në pakënaqësi 70 % te njerëzit. Imagjinoni realitetin. 70 % e njerëzve janë të pakënaqur nga qeveria. Potenciali që opozita të fitojë bindshëm është i madh. Qeveria përpiqet të shfrytëzojë çdo asset shtetëror, pasi e shikon që gjithçka e ka keq.

Në gjithë Shqipërinë ka tentative për parregullsi në zgjedhje. E njëjta frymë për të shpërndarë formularë për punonjësit e administratës, për të dhënë nga 15 emra për të mbajtur vendin e punës. Cilido që përfshihet në këto parregullsi nuk do t’i ndahem. Gjithçka që do të vijë e dokumentuar do të marrë përgjigje të drejtpërdrejtë. Kjo fushatë ka një kontekst politik të caktuar. Do të jetë një votë kombëtare kundër qeverisë. Por sipas zonave, kandidatët kanë projekte konkrete. Po i prezantojmë lagje më lagje e fshat më fshat. Qëndron ajo që ju thoni, kryetarët e emëruar në bashki, jo vetëm që nuk kanë asnjë projekt për të ardhmen, por asnjë bilanc për të shkuarën. Cila është arsyeja që duhet të votohen”, u shpreh Salianji.

Etiketa: Belinda BallukuErvin Salianji

Lajme të lidhura

Takimi me Mitsotakis, tallet mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit
Aktualitet

Takimi me Mitsotakis, tallet mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t
Aktualitet

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

20:00 - 22/04/26
Para
Euroderbi më i zjarrtë se kurrë për një vend në finale

Euroderbi më i zjarrtë se kurrë për një vend në finale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimi me Mitsotakis, tallet mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit
Aktualitet

Takimi me Mitsotakis, tallet mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26

Gjatë vizitës së djeshme në Athinë, ku u takua me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, Rama tërhoqi sërish vëmendjen për veshjen...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:48 - 23/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026

07:34 - 23/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026

07:30 - 23/04/26
Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com