GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji përplaset me Ballën: Nuredin Dumani pjeshkëron si t’i dojë qejfi në burg, ju flisni për suksese

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji përplaset me Ballën: Nuredin Dumani pjeshkëron si t’i dojë qejfi në burg, ju flisni për suksese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot, në komisionin e Sigurisë, nisi shqyrtimi në parim i projektligjit për Policinë e Shtetit ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili në fjalën e tij u shpreh për sukseset e paarritshme të policisë shqiptare.

Por fjala e ministrit Balla, nuk është pritur aspak mirë nga deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili ka theksuar se nuk mund të cilësohet sukses, kur vetë kreu i SPAK-ut flet për inkriminim të krerëve të lartë të policisë, kur Shqipëria konsiderohet si vendi tranzit i kokainës dhe heroinës për në Europë.

Salianji e ka cilësuar si një dorëzim total të policisë përballë një vrasësi me pagesë si Nuredin  Dumani vazhdon të kryejë krime nga burgu, fliste në internet dhe në dhomë mbante palestër, duke kërkuar llogari dhe shpjegime si ka mundësi që ndodh kjo dhe kush mban përgjegjësi që një kriminel që ka vrarë shumë njerëz vazhdon aktivitetin kriminal nga burgu.

“Po t’ju bëj një pyetje, po te kjo ka ndonjë përgjegjësi policia e shtetit, që del ky Nuredin Dumani që ka vrarë gjysmën e njerëzve në Shqipëri dhe që duhet të ruhet nga njësia e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe pjeshkëron aty si i do qejfi 24 orë me ca i do qejfi, që vendos gjoba dhe vazhdon aktivitetin kriminal si i do qejfi. Kush është një që është simbol që e njohin të gjithë? Është ky Nuredin Dumani? Nuk ka mundësi që policia le ta kontrollojë jashtë që nuk kontrollon dot, por edhe nga burgu vazhdon aktivitetin kriminal dhe na shfaqet si hero, me palestra me salltanete, me ca të mundet. A keni ju z.ministër përgjegjësi apo i kërkon ju përgjegjësi që nuk e ka kryer punën. Pse me dy policë të pezulluar e kanë lejuar atë të bëjë atë që bën. Ai është dëshmitar i mbrojtur”, tha Salianji.

Teksa kritikoi ligjin për policinë e shtetit që u prezantua nga ministri Balla, Salianji deklaroi se raportet ndërkombëtare flasin për lidhje të policisë me krimin e  organizuar.

Deputeti demokrat solli shembullin e Ardi Veliut, duke thënë se është i zhytur kokë e këmbë në korrupsion.

“Një ndër raportet më të zinj që kanë qarkulluar për Policinë e Shtetit. Raporti i DASH për vitit 2023 qendër tranziti e drogërave të forta kokainë dhe heroinë, lidhjet e policisë me grupet kriminale. Kemi problem të bashkëpunojmë për shkak të lidhjeve me grupet kriminale, vlerësim për çdo polic që rri në vapë e shi, që përballen me drejtues të inkriminuar, ke zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Keni arritur të kapni ndonjërin nga ata? Tre herë keni sjellë ndryshime këtu për Vettingun në polici. Me anën e Vettingut ka reaguar vetëm një person mos ta përmend atë të shkretin, u harxhuan para për komisione Vettingu, po një e keni në detyrë dhe një që e keni shkarkuar.

Ne po ju themi një gjë, vlerësim për çdo punonjës të policisë së shtetit që përballet me krimin dhe drejtues të inkriminuar.

Ka qenë aty Ardi Veliu, e ke kokë e këmbë të zhytur në korrupsion, përveçse analfabet. Shoferi i drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe shoferi i drejtuesit të AMP të arrestuar për trafiqe dhe korrupsion.

Sot paguani dy drejtorë, një që e keni në detyrë dhe një që e keni shkarkuar, Gledis Nano që tha është dekonspiruar operacioni ‘Plumbi i Artë’”, tha ndër të tjera Salianji.

Etiketa: ballaDumaniKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina

13:25 - 02/06/26
Para
I nxehti ekstrem, Inspektorati i Punës’ këshillon’ punëtorët: Freskohuni me ujë dhe lyhuni me krem

I nxehti ekstrem, Inspektorati i Punës’ këshillon’ punëtorët: Freskohuni me ujë dhe lyhuni me krem

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botë

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik El Niño mund të nisë...

Lexo më shumë
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina

13:25 - 02/06/26
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş