GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Salianji: Rama nuk i duron dot kritikat, i do të gjithë siç i ka në PS

21:35 - 22/09/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji: Rama nuk i duron dot kritikat, i do të gjithë siç i ka në PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar në Klan News, ku analizoi pak sjelljen e opozitës në Kuvend, si dhe risinë e re të qeverisë, ministren “Diella”, e krijuar prej Inteligjencës Artificiale.

Lidhur me programin e qeverisë, i cili nuk u arrit në asnjë moment të prezantohej pas tensioneve të shkaktuar në sallën e Kuvendit që pas “fjalimit” të “Diellës”, Salianji u shpreh se në fjalë të tjera se është prekur interesi publik me këtë gjë. Kjo është hera e parë që nuk prezantohet programi qeverisës, e ndaj për demokratin ajo ishte një ditë e humbur, pas sherrit me opozitën.

“Së pari një herë duhet të flasim për interesin publik, interesin e qytetarëve. Interesi publik dhe i të gjithë qytetarëve është të dëgjojë programin i qeverisë. Nuk ka nevojë për të gjetur artifica nga ana e qeverisë për të shmangur prezantimin e programit, e po ashtu edhe debatin e deputetëve në raport me programin. Kuptohet që mazhoranca duke qartësuar programin e vet nëse ka, e opozita duke bërë opozitën dhe mbrojtjen e interesit publik, apo pjesën e kundërshtisë së programit. Në këtë kuptim, unë mendoj se kjo ishte një ditë e humbur. E para herë që ndodh. Nuk ka ndodhur ndonjëherë mosprezantimi i programit”, tha ai.

Sipas Salianjit, mos prezantimi i programit, tregon se Rama nuk ka durim për t’u përballur me kritika.

“Tregon se është patologji, se nuk mund të them frikë. Është një lloj patologjie, apo padurimi i kryeministrit Edi Rama, qoftë për t’u përballur me kritika verbale në Parlament. Pra, i do të gjitha siç i ka PS, siç i ka në qeveri, siç i ka në drejtësi për fat të keq, siç i ka në të gjitha institucionet e tjera që duhej të ishin të pavarura”, shtoi ai.

Pas pretendimeve të opozitës se dalja e Diellës ishte një kurth, Salianji këshilloi se deputetët nuk duhet të bien pre e këtyre “grackave”.

“Mungesa e interesit të qeverisë për të bërë prezantimin, që nuk ka se duhet të ketë dhe bilanc pas 12 vitesh, është një element i cili është I dëmshëm për interesin publik. Nga ana tjetër, nëse opozita dhe kolegët e grupit parlamentar e kanë cilësuar një kurth, unë mendoj se duhet të shmangin kurthe të tilla”, këshilloi Salianji.

Nga ana tjetër, për ish-deputetin, “Diella” nuk përfaqëson një figurë shqetësuese për qytetarët. Sipas tij, ministrja prej AI, është thjesht një marketing i Ramës, ose siç e cilësoi demokrati, “operacion PR”. Për Salianjin, “Diella” është thjesht një “vëmendje mediatike”.

“Nuk besoj në fakt se shqetësimi i qytetarëve është Diella apo një lodër tjetër e Edi Ramës. Kemi të bëjmë, le të themi, me një operacion PR-i, në këndvështrimin tim, duke qenë se ka një patologji tjetër kryeministri për t’u dukur si lider global. Një herë del e thotë shteti bektashi që merr vëmendje. Tani do dali që është qeveria e parë që bën një ministre, që në fakt nuk është as ministre se duhet të jetë person fizik. Pra, ai do të prodhojë lajm”, u shpreh Salianji.

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius
Aktualitet

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

09:47 - 26/12/25
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, tensione dhe përplasje me policinë (Video)
Aktualitet

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë

09:33 - 26/12/25
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)
Aktualitet

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

09:01 - 26/12/25
Para
Dua Lipa shkarkon menaxherin pas përplasjes për Palestinën: Veprimi i tij “i papranueshëm”

Dua Lipa shkarkon menaxherin pas përplasjes për Palestinën: Veprimi i tij “i papranueshëm”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius
Aktualitet

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

09:47 - 26/12/25

Qarku i Korçës është zgjuar mëngjesin e kësaj të premte nga reshjet e para të dëborës. Sipas raportimeve, reshjet kanë...

Lexo më shumë
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, tensione dhe përplasje me policinë (Video)

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë

09:33 - 26/12/25
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

09:01 - 26/12/25
‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania?

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania?

08:27 - 26/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com