GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji: Rezultat katastrofik për ata që do i shërbejë regjimit

22:58 - 09/01/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shoh përpjekje për të ndarë PD-në”, Salianji debat me Alibeajn: Duhet ta shtyjmë mbledhjen…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklaruar se beson se Sali Berisha mund ta çojë PD në fitore, por përpjekjet e opozitës për bashkim dhe fitore po minohen nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

“Mendoj që, për shkak të keqqeverisjes, për shkak të rënies së besimit të qytetarëve te qeveria, për shkak se kanë treguar se në këto kohë po bëhet një opozitë agresive, nëse arrihet të ketë një proces bashkimi të pjesës tjetër apo të të rinjve, gjasat janë që kjo ta bëjë zotin Berisha fitues.”- pohoi Ervin Salianji në emisionin “Pa Censurë”.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD beson se ka akoma mundësi bashkimi, pavarësisht përpjekjeve të zotit Basha për dështim përmes kontrollit të Enkelejd Alibeajt.

Pjesë nga biseda në studio:

Ervin Salianji: Negociata Paloka-Bardhi dështuan per shkak se nuk ka interes bashkimi ish kryetari i partisë. Ish kryetari ka interes të qartë që të kthehet prapë, me një parti te vogël dhe të mbajë peng një gjë që nuk i takon.

Po thoni që zoti Basha ka ndikuar tek zoti Bardhi që të dështojnë negociatat?

Ervin Salianji: Po them që zoti Bardhi mund të ketë patur një përpjekje të sinqertë, por gjithë pjesa tjetër, që luhen dhe levizen fijet nga ish kryetari i partisë, ka bërë të pamundurën që këto të dështojnë dhe kanë dështuar. Nuk e dyshoj sinqeritetin e zotit Bardhi në ato negociata, por jam i bindur që ekziston një projekt që me hile të mbahet sigla nga zoti Basha per t’i shërbyer përçarjes së opozitës. Kushdo që ka ambicie politike, përfshirë dhe zotin Basha, mund të prodhojë një parti të re, por jo duke marrë peng diçka qe nuk i takon. U tregua që ajo nuk eshte partia që i përket atij dhe me makinacione që vijnë nga shërbimi që i bën qeveria për të mbajtur opozitën të perçarë nuk mund të mbahet peng opozita. Për këtë arsye ne duhet të gjejmë një zgjidhje.

 Po thoni që zoti Alibeaj drejtohet nga zoti Basha?

Ervin Salianji: Absolutisht po.

Ervin Salianji beson se pjesa që mbështet Bashën dhe Alibeajn do të kenë një rezultat, të cilin ai e quan katastrofik.

“Pavarësisht se shumë prej kandidatëve janë të nderuar dhe duhet të bëheshin pjesë e një procesi gjithëpërfshirës për të kandiduar në PD, vetëm se do të duken si përkrahes të Bashës do të marrin rezultat katastrofisht të dobët në zgjedhje. Mendoj se marrin më pak se 5 %. Nëse mbahet me makinacion sigla e PD dhe dilet në nivelet 5%, është më shumë sesa katastrofë.

Të marrësh një gjë peng, ta uzurpsh, të kesh mbështetjen e qeverisë dhe të marrësh 5%, do të thotë që ata që hyjnë në garë, hyjnë për të dëmtuar kandidatin që ka më shumë peshë. Është qartësisht një levizje për të dëmtuar kandidatët e opozotës dhe për t’i sherbyer regjimit. Nëse i sherbehet regjimit nuk jemi në kushtet për t’i kërkuar përgjegjësi pjesës tjetër në PD, por në kushtet kur opozita duhet të mbijetojë përballë një regjimi që mban peng edhe siglën e PD-së”- u shpreh Ervin Salianji në emisionin “Pa Censurë”.

Etiketa: AlibeajErvin SalianjiKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
“E urreja”, pastruesja tregon pse grabiti banesën e Alda Klosit

Gazetari: Ja për sa minuta e kreu grabitjen Rozeta Dobi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com