GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Salianji rikthen nga burgu denoncimin e para 7 viteve për krimin në Shkodër

21:31 - 01/11/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji rikthen nga burgu denoncimin e para 7 viteve për krimin në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, teksa ndodhet në burg ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës, ditën e nesërme në Shkodër në orën 12:00.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Salianji ka rikthyer në vëmendje një denoncim të bërë prej tij 7 vite më parë, lidhur po me një rast kriminal në qytetin e Shkodrës.

“Sidomos në Shkodër, në ditët e fundit, krimi sundon bashkë me qeverinë qendrore të Edi Ramës, ç’ka e provoi sot një tjetër vrasje e tipit mafioz në qytetin e Shkodrës.”, u shpreh asokohe demokrati.

Në videon e publikuar, Salianji shprehet se është e nevojshme një qeveri e cila lufton krimin e organizuar në vend.

“Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar.”, u shpreh Salianji 7 vite më parë.

Sakaq, kujtojmë se në Shkodër ndodhi një atentat në 30 tetor, në “Dobraç”, ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, të cilët ndodheshin në të njëjtën makinë. Pasi u sulmuan nga një breshëri plumbash, automjeti humbi kontrollin dhe përplasi çiftin Bashkim e Flutura Basha, që po kalonin në vendngjarje me motor.

Viktima nga kjo masakër ngelën shënjestrat, por gjithashtu në mënyrë të pafajshme dhe Flutura Basha. Bashkëshorti i saj gjendet në intubim në spital në gjendje të rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje, PD-ja ka organizuar protestë ditën e nesërme në qytetin e Shkodrës, në orën 12:00, me kërkesë sigurinë në vend.

Ervin Salianji në videon e publikuar:

Sidomos në Shkodër, në ditët e fundit, krimi sundon bashkë me qeverinë qendrore të Edi Ramës, ç’ka e provoi sot një tjetër vrasje e tipit mafioz në qytetin e Shkodrës.

Edhe kjo e sotmja, ende e pa zbuluar.

Vrasja e sotme, është në serinë e vrasjeve dhe rrembimeve të ditëve dhe javëve të fundit në zonën e Shkodrës, ku në pak muaj ka pasur 6 viktima , 2 të zhdukur dhe 3 automjete të djegura.

Familjarët dinë çdo motiv të krimeve që po kryhen nga bandat, edhe policia i di, edhe qytetarët e frikësuar flasin nën zë për autorët, por policia nuk ndërhyn e nuk bën asnjë përçapje as për të shoqëruar autorët e këtyre veprave të rënda.

Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar .

PD garanton qytetarët se që ditën e parë të saj në pushtet do të nuisë shtypjen dhe çmontimin e bandave në çdo qytet ku ato operojnë.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Denoncim 7 vjet më parë, asgjë nuk ndryshon nëse nuk largojmë qeverinë e lidhur me krimin! Protesto nesër në 12:00 në #Shkodër!

gijotina.com/

Etiketa: Erbin SalianjiErvin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës
Aktualitet

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar
Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Para
Merrnin para për provimet/ Prokuroria e Elbasanit nxjerr urdhër ndalimi për 7 pedagogët

Merrnin para për provimet/ Prokuroria e Elbasanit nxjerr urdhër ndalimi për 7 pedagogët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer...

Lexo më shumë
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25
Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

10:45 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com