GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji sherr me Zogajn: Nga Rama te Luli, ti lëviz sipas stinëve

22:59 - 05/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji sherr me Zogajn: Nga Rama te Luli, ti lëviz sipas stinëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Ervin Salianji dhe analisti Preç Zogaj u përfshinë në një debat gjatë emisionit “Opinion” lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike.

Debati me tone të forta erdhi pasi Zogaj tha se opozita ka të bëjë me cilësinë dhe jo me sasinë, duke mos i dhënë rëndësi faktit nëse ajo ka 10 apo 40 deputetë.

“Opozita është pakicë, ndaj dhe sipas mendimit tim, nuk ka rëndësi sasia e deputetëve, por cilësia, vlerat e tyre. Të tjerat janë “llogje kavaje”. Ky që kam përballë ishte kundra Berishës, tani ka tjetër qëndrim, ndaj mendoj se opozita është moral”, tha Zogaj.

Duke reaguar deputeti Salianji i tha Zogajt “së pari atë shprehjen mos e përdor se është pezhorative, ka kuptim negative. Së dyti meqë ti më drejtohesh me “ky” atëherë po të them: ky që kam përballë njëherë del në krah të Ramës, njëherë në krah të Berishës, njëherë me Bashën, njëherë me Metën, sipas interesave apo sipas stinëve të vitit”.

Në vijim të debatit, Zogaj tha se një pjesë e opozitës sot ka bërë një kallëzim penal lidhur me kullën 205 metra të lartë, ndërsa pjesa tjetër hesht, nuk flet.

Ndërsa Salianji i ka kujtuar Zogajt denoncimet e pafundme që janë bërë dhe në fund janë lënë në mes nga Lulzim Basha.

“E dini atë punën e gjobave, që nisin denoncimet derisa hiqet dorë, sepse është paguar ajo gjoba. Unë kam denoncuar pafund raste, me kulla e me katet që përfitojnë drejtorë e deputetë dhe ndërkohë nga këto që na tregon Zogaj sot nuk është folur asnjë fjalë. Pse u la në mes, pse u tradhëtuan ato qytetarët për traun në rrugën e Kombit? Nëse doni të bëjmë një emission për denoncimet e bëjmë dhe jam gati t’ua numëroj të gjitha”, tha Salianji.

Etiketa: DebatiSalianjizogaj

Lajme të lidhura

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK
Breaking Views

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26
Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës
Aktualitet

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

15:11 - 11/03/26
Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës
Breaking Views

Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës

14:49 - 11/03/26
Para
Agjenti i Arnautoviç rrëfen: Iku te Inter se Bologna refuzoi…

Agjenti i Arnautoviç rrëfen: Iku te Inter se Bologna refuzoi…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26

https://youtu.be/fpSLYLTsVY4 Hotel me pishinë, mes ullinjve dhe detit! Ky është një projekt ëndrrrash turistike me fermë dhe punishte vaji që...

Lexo më shumë
U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26
Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

15:11 - 11/03/26
Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës

Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës

14:49 - 11/03/26
Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!

Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!

14:24 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com