GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji: Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligji për “Dosjet”, Salianji tregon pse nuk e votoi: PD duhet të kërkonte shtyrjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa veriu i Kosovës po përjeton tensione, me barrikadat nga serbët dhe disa incidente të regjistruara, deputeti Ervin Salianji kërkoi sot në Komisionin e Sigurisë që të reagohet nga Shqipëria dhe madje edhe të merren masa.

I ftuar në “Ora News”, ai thotë se situata është delikate dhe se  Parlamenti shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë detyrimin të jenë në krah.

Deklarata

“Situata në Kosovë është delikate, gjuha agresive e përdorur nga kryeministri dhe presidenti i Serbisë Vuçiç, vëllai i Ramës në kuptimin metaforik, nxitja që i bën po ashtu Putini këtij konflikti me deklarata e bën situatën delikate. Të gjithë institucionet ndërkombëtare janë shprehur ashtu si institucionet e Kosovës e kanë reagimin e duhur. 

Parlamenti shqiptar dhe qeveria shqiptare ka detyrimin të jetë në krah. Dëgjova kryeministrin që tha sot se qeveria e Kosovës i ka të gjithë institucionet legjitime. Padiskutim por në kushtet kur nuk po respektohen këto institucione nga qeveria e Serbisë, qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti shqiptar e ka dhe në preambulën e Kushtetutës së vet mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë, bashkombasve tanë kudo që të jenë.

Ka detyrimin për të reaguar për më tepër kur kemi pasur shqetësime për moskordinimin dhe mosndarjen e informacioneve nga institucionet e sigurisë. Pavarësisht se një pjesë e PS nuk ishin dakord, ne kemi numrat tanë si opozitë dhe do kërkojmë informacion të plotë nga shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe ministri i Mbrojtjes për të pasur informacion të plotë ku është Shqipëria”, tha Salianji.

Salianji thekson se Qeveria e Shqipërisë, shteti shqiptar dhe gjithë klasa politike duhet të jetë e dakordësuar për çfarëdo lloj skenari që mund të ndodhë.

Salianji: Kështu ndodhen ngjarjet, të paralajmëruara në Ukrainë. Nuk jemi në të njëjtat kushte por qeveria shqiptare nuk duhet të rrijë larg duke i dhënë bonus Vuçiç.

Pyetjes nëse po bëhet politikë me Kosovën, deputeti demokrat i jep këtë përgjigje:

Salianji: Interesi kombëtar nuk është çështje e politikës e ditës, nuk bëhet për vota se nuk votohemi në Kosovë. Por është në interes kombëtar që ne të vendosim në ullinë e duhur gjithë politikën e jashtme të Shqipërisë, Shqipëria duhet të shohë Serbinë me sytë e Kosovës.

Salianji tha në Komision se nga konstatimet e inteligjencës kosovare, vonohen shkëmbimet e informacioneve nga ana e palës shqiptare.

Ai kërkoi që në Komision të jenë të pranishëm përfaqësues të SHISH apo dhe Ministri i Mbrojtjes.

Etiketa: KosoveKryesore1SalianjiSerbi

Lajme të lidhura

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia
Aktualitet

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26
Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative
Aktualitet

Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

17:19 - 11/09/26
Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime
Aktualitet

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

17:15 - 11/09/26
Para
Aktori i njohur në gjendje të rëndë

Aktori i njohur në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia
Aktualitet

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me kompaninë shtetërore KAYO dhe mënyrën e...

Lexo më shumë
Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

17:19 - 11/09/26
Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

17:15 - 11/09/26
Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

16:46 - 11/09/26
E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

16:35 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com