GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji: Spaho, Patozi dhe Topalli morën gjithçka nga PD, tani u doli i keq Basha

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji: Njerëzit pranë Berishës kanë luftuar PD për 8 vite, tashmë kërkojnë të përfitojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përplasjet e shkaktuara në Partinë Demokratike pas vendimit të Bashës për përjashtimi ne Berishës, kanë shkaktuar debate politike të forta, ku disa nga figurat e kësaj partie janë rreshtuar në krah të Sali Berishës.

Në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha janë rreshtuar nga Edi Paloka, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Oerd Bylykbashi, ndërsa i fundit është Edmond Spaho, ish-n/kryetar i PD-së në mandatin e dytë të Lulzim Bashës dhe kryetar grupi legjislaturën e kaluar. Por, shumë nga këto lwvizje, pwr deputetin e Partisw Demokratike, Ervin Salianji, i cili njëkohësisht është nënkryetar i grupit parlamentar të PD, janë lëvizje për interesa personale, por ka dhe nga ato që kanë shprehur qëndrimet e tyre. Megjithatë, Salianji ishte mjaft kritik me Spahon. I ftuar në “Radarin Informativ” në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu, Salianji u shpreh se PD dhe Lulzim Basha i kanë dhënë gjithçka Edmond Spahos në 25 vite.

“Po pse Lulzim Basha u bë i keq këto dy javët e fundit? Po pse. Çfarë do më shumë Mondi? Ka 25 vite deputet, ka qenë ministër i PD, ka qenë president i FSHF-së, i bërë nga PD, nga Lulzim Basha ka qenë i bërë n/kryetar Kuvendi dhe drejtues i grupit parlamentar. Por përgjegjësi, nëse ka Basha, nuk ka ky? Ka qenë drejtues politik në 2017, në një prej qarqeve me rezultatin më të dobët të PD. Por si mundet, që përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejtë… Më pyetët për persona që nuk kanë minimumin e koherencës dhe nëse Basha është përgjegjës për disa vendime, është edhe për këto. Unë kam dhënë dorëheqjen nga sekretari i grupit kur kam pasur qëndrime të ndryshme me Bashën, kam mbajtur qëndrime kundër në shumë raste në Kryesi, këta nuk kanë folur njëherë të vetme. Tani u bë i keq Basha për interesin personal?”, u shpreh Salianji, i cili sulmoi edhe ish-nënkryetarët e PD-së në kohën e Berishës, si Topallin dhe Patozin. “Njerëz që kanë qenë ish-funksionarë të lartë në PD, kanë qenë edhe në parti të tjera politike, na kanë dalë edhe përballë. 8 vite nuk i kemi parë një ditë në parti, parti të ish-nënkryetarëve të partisë, të dyja partitë, që u dogjën sikur hynë, vetëm për t’i shërbyer Ramës”, shtoi Salianji.

Po ashtu, deputeti i PD ka folur dhe mbi personazhet e tjera që i janë bashkuar Berishës, kundër Bashës, kur u pyet mbi Oerd Bylykbashin dhe Edi Palokën. “Unë nuk dua të hyj, nuk më duket se ka ndarje, unë shoh një qëndrim të deputetëve të PD-së në situatë apo për rastin konkret e kisha për atë që kishte shkruar përpara në raport me “bunkerizimin” që janë situata që përgjegjës është edhe ai. Nuk shoh të ketë ndarje, diskutime serioze në grup parlamentar, si duhet të avancojë më tej strategjia e PD-së” tha ai.

Por çfarë ka bërë gabim Lulzim Basha? “Jo domosdoshmërish duhet të ketë bërë një gabim. Nëse ka përgjegjësi në drejtim, ka gjithë lidershipi, jo vetëm kryetari. Nëse thua ka një problem, e nis nga vetja, jep dorëheqjen. Diskutimet dhe mendimi ndryshe në rastin e liderit historik të PD-së, PD e ka detyrim të ruajë trashëgiminë e lënë. Kryetari i partisë e ka thënë se vendimmarrjen e ka krijuar për të mos krijuar përçarje”, u shpreh Salinji, i cili shtoi se respektin dhe vlerësimin për Berishën nuk i heq asnjë presje, por Lulzim Basha nuk mund të jetë bashkëpunëtor i Ramës dy javët e fundit.

Etiketa: BASHAPatoziSalianjiSpahoTopalli

Lajme të lidhura

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria
Breaking Views

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26
OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën
Breaking Views

OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën

21:32 - 02/10/26
Para
Parashikimi i motit për sot, ja çfarë surprizash rezervon pasditja

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com