GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji: Të gjithë paskan ngrënë kumbulla pas kurrizit të Ramës!

12:35 - 31/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji: Të gjithë paskan ngrënë kumbulla pas kurrizit të Ramës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh nga Gjirokastra se kjo qeveri është e zhytur në zullume dhe se paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për personat me rekorde kriminale.

Salianji u shpreh drejtoritë dhe ministritë me buxhetin më të madh kanë dalë zbuluar para qytetarëve.

Ai solli shembullin e kryetarit të bashkisë Libohovë, të cilin SPAK e mori të pandehur për trafik droge.

“Si ka mundësi që treçereku i bashkëpunëtorëve të Edi Ramës në bashki dhe qeveri janë sot përpara drejtësisë, ndërsa Rama dhe drejtuesit politik të tij jo. A mund të hanë ata dardha dhe kumbulla pa dijeninë e Ramës”, u shpreh ndër të tjera ai.

“E keni parë që këto kohë drejtoritë dhe ministrat me buxhetin më të madh, qeveria dhe bashkitë kanë dalë zbuluar. Janë lakuriq në sytë e publikut si të zhytura në abuzime zhvatje të parave të taksapaguesve.

Është rasti sot këtu ta diskutojmë sesi edhe një bashki që e morën dhunshëm në qarkun tuaj, bashkinë në Libohovë e patë si si kryebashkiaku aktual ishte i përfshirë në trafik droge. Ishte kthyer në shkelës së ligjit dhe bashkëpunëtor të trafikantëve dhe sot drejton një komunitet.

A është dita sot që në një situatë normale që qeveria, kryeministri, ministrja t’i kërkojë ndjesë qytetarëve të Gjirokastrës. A jemi në të njëjtën situatë me kryebashkiakun e Tepelenës, analfabet funksional?

A jemi sot përpara fakteve ku aferat qindra miliona euroshe në shëndetësi, tek rrugët, tek inceneratorët, në bujqësi, ku fermerët duhet të merrnin para nga taksapaguesit evropiane përveç taksapaguesve shqiptare, të cilat kanë shkuar edhe ato tek personat me rekorde kriminale.

Për këtë arsye janë bllokuar fondet e AZHBR-së, për shkak të hetimeve duke lënë fermerët dhe blegtorët pa ndihma, sepse paratë kërkon ti marrë vetëm qeveria”, u shpreh deputeti i PD.

Po ashtu, Salianji tha se inkurajon Prokurorinë e Posaçme që të mos rrijë në paradhomë, por të futet tek njerëzit e fuqishëm, aty ku siç tha ai qelbet peshku.

“Si ka mundësi që treçereku i bashkëpunëtorëve të Edi Ramës në bashki dhe qeveri janë sot përpara drejtësisë, ndërsa Rama dhe drejtuesit politik të tij jo. A mund të hanë ata dardha dhe kumbulla pa dijeninë e Ramës? Ne kemi votuar konsensusin për drejtësinë e re. Ne kemi inkurajuar që të vijë dita që SPAK të mos ndalet tek dera e njerëzve të rëndësishëm të këtij vendi, por që ta hapë derën me shkelma dhe të hyjë tek njerëzit më të fuqishëm të këtij vendi, për ‘ti nxjerrë përpara drejtësisë dhe jo për të gjetur çdo variant për të shmangur ata që janë përgjegjës për aferat në vend. SPAK të shkojë tek koka, aty ku qelbet edhe peshku në këtë vend” tha Salianji.

 

Etiketa: Kryesore1kumbullaSalianji

Lajme të lidhura

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Para
Bardhi rikthehet në “Instagram” me dedikimin e ëmbël për Sarën

Sara me fjalë dashurie për Bardhin: Ta dua shpirtin dhe çdo gjë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com