GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji tepër kritik: Pse bëmë 5 muaj sherr, për t’u ulur me Ramën!?

14:57 - 12/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Blinken nesër në Tiranë, Salianji: Shqipëria duhet ngritur në një…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit të demokratëve është shprehur kundër ‘negociatave’ që po zhvillohen me maxhorancën.

Sipas tij, në publik po krijohet perceptimi se aksioni opozitar prej 5 muajsh kishte qëllim që në fund, demokratët të uleshin në tryezë me Edi Ramën.  Ervin Saliani është shprehu se akti që po ndërmarrin demokratët i bënte ata të pabesueshëm në sytë e publikut.

“Vendimi për bisedimet ose negociatat në këto kushte është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Këtë që po marrim sot, uljen në Konferencën e Kryetarëve ne e kishim dhe ju propozuat që ta refuzojmë dhe mos ulemi.  Perceptimi që do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramën, ne nuk mund te bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën!

Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohe që nuk ka pasur asnjë shenjë tërheqje as në deklaratat publike të Ramës! Rikthimi sot në konferencën  e kryetarëve është praktikisht rikthim në normalitet dhe ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën, por nëse e vendosim vete. Nëse ju thoni qe aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi, por që të hyjmë në normalitet, se u ulem me Ramën do krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do jemi joserioze siç ka ndodhur shpesh në këtë parti e këtë seli që radikalizohemi që të marrim vëmendjen e Ramës. Ndërkohë që vëmendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetaret! Ky akt i sotëm na bën dhe më pak të besueshëm!

Të paktën të marrim vendim tani për t’u rikthyer vetë në normalitet jo si shkëmbim se Rama u ul? Çfarë u ul Rama? A jemi ne që nuk marrim pjesë me vullnet në konferencë kryetarësh? A është qeveria në të njejtin pozicion që thotë riformuloni kërkesat në konferencë kryetarësh dhe me ligjin e ri për komisionet hetimore merrini? A është qeveria që thotë që me mbarimin e afatit të komisionit bipartizan të Reformës zgjedhore do ta kalojmë tek ligjet? Çfarë fitojmë ne nga ky aksion? Po bëjmë lëvizje te gabuar dhe me pasoja”, bëjnë me dije burime nga brenda Grupit të PD.

Salianji i ka mësuar sërish idesë së tij për të theksuar se duhej menduar dhe skenari i dështimit të negociatave, ç’ka do t’i bënte demokratët të dukeshin me keq në sytë e elektoratit.

“Kam dy pyetje se s’bëj dot me sikur, ore nëse e quani aksionin e deritanishëm të suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshem dhe e lëmë sikur nuk shkon! Së dyti si qenka sukses dhe tërheqje qe ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e kryetareve.

Se treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë në konferencë të kryetareve ka qenë Gazi.

Jam i mendimit që po ndërmarrim lëvizje te gabuar dhe imagjino nëse do dështoje bisedimi i sotëm apo plotësimi i kërkesave, si do themi pastaj: që bëmë pak gabim se Rama na e hodhipër të 100 here!”, mësohet të jetë shprehur ai.

Etiketa: kritikKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Negociatat mes PS dhe PD, Agalliu: Që opozita të ndryshojë duhet…

Negociatat mes PS dhe PD, Agalliu: Që opozita të ndryshojë duhet…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com