GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Salianji u burgos sepse denoncoi Geronin”, Berisha: Nisi beteja, flakët e guximit tonë do të bëjnë shkrumb e hi…

20:12 - 30/09/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Salianji u burgos sepse denoncoi Geronin”, Berisha: Nisi beteja, flakët e guximit tonë do të bëjnë shkrumb e hi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar skenat e kaosit dhe tensionet në Kuvend, ku opozita dogji karriget në oborrin e Kuvendit si shenjë protestë ndaj burgosjes së Ervin Salianjit.

Në fjalën e tij nga dritarja e banesës, Berisha u shpreh se “flakët e guximit tonë do të bëjnë shkrumb e hi projektet anti shqiptare të Ramës”.

Sali Berisha tha se sot nisi beteja dhe do të ndalet deri në fitoren e opozitës.

“Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se “Ervin Salianji u burgos sepse ai denoncoi Geronin e vëllazërisë Xhafa, që fshihej dhe si kriminel, shpërndante drogë, helm në Shqipëri, në Itali dhe Europë”.

“Të dashur miq!

Sot deputetët e PD-së, nisën betejën, betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës. Ajo betejë duhet të frymëzojë çdo demokrate, demokrat, çdo qytetare e qytetar të këtij vendi, për tu ngritur në një betejë në mosbindje civile më te gjitha mjetet e saj.
Për shpëtimin e Shqipërisë nga krimit, mafia, vjedhja.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Rotacionin, fitoren e opozitës.

Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona.

Të dashur miq!
Edi Rama, ky padrino, pasi organizoi grushtin e shtetit me mafian ndërkombëtare kundër opozitës, u vërsul me të gjitha mjetet për ta fshirë atë nga faqja e dheut.

Por dështoi dhe më pas ai ndërseu mercenarët e tij të drejtësisë, të burgosë në arrest shtëpie rivalin e vet politik, me bindjen e thellë se mandat nuk fiton kurrë me në këtë vend.

I papërmbajtur, i tmerruar nga fuqia e opozitës për të mbjellë frikë dhe terror te çdo qytetar, ai burgosi me dëshmitar të rremë, Ervin Salianjin, sepse u faktoi shqiptarëve dhe botës, se vëllazëria Xhafa me faqeziun ministër dhe me Geronin e shpellave, vazhdonte trafiqet, pasurohej me Olsin, me Edin vëllazërinë Rama.

Kjo është një betejë për të shpëtuar kombin shqiptar, nuk është një betejë kjo për Ervin Salianjin, as për një njeri tjetër, është një betejë kjo për një parti politike.

Kjo është një betejë për mbarë shoqërinë shqiptare.
Kjo është një betejë për fatin e Shqipërisë. Ata të cilët projektuan shkatërrimin e kombit me shkatërrimin e opozitës, do të marrin në flaket e kësaj lëvizje, përgjigjen përfundimtare.

Dhe do të marrin kur në çdo skaj, në çdo shesh, në çdo rrugë, qytetarët të ngrihen në mosbindje civile.

Kur Shqipëria të jetë e tëra në duart e tyre, dhe jo në duart e këtyre kriminelëve mafiozë dhe mafias ndërkombëtare që kërkon me çdo kusht, kombin shqiptar ta mposhtë, ta shkatërrojë me drogë, korrupsion, vjedhje.

Miqtë e mi!
Le të kthehemi pak disa vite më parë, kur shorti i ra kontrollit pasuror të Edi Ramës, mafia ndërkombëtare u vërsul si egërsirë kundër këtij kontrolli, sepse ishin ndërtuar sarajet në Surrel, sepse kishin mbirë në sheshin e pallateve, pallati 5 katësh Linda Rama, sepse nuk ekzistonte asnjë faturë, tatimore, doganore e çfarëdolloj.

Kurse sot me vullnetin e lig antishqiptar për të mposhtur dhe rrënuar një komb, akuzuan Sali Berishën për korrupsion paçka se dëshmia e vetme dolën 400 metra katrorë tokë të Jamarbër Malltezit, pasardhës i familjes së katërt më të pasur të Shqipërisë.

Këta mafioze zgjodhën korrupsionin, mbështetjen e tij për të shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Cili ishte korrupsioni i Sali Berishës, tani që përfunduan çdo hetim, pagesat që vajza e saj, ka bërë për pushime, i ka bërë për kujdes shëndetësor, si çdo fëmijë i bën të atit dhe i ati i bën fëmijës.

Ky është korrupsioni o mafioz, që e bën për të shkatërruar Shqipërinë, por shqiptarët do të ngrihen kundër Edi Ramës, Xhorxh Sorosit, Aleks Sorosit dhe mafias ndërkombëtare, Mcgonigalëve.

Miqtë e mi!
O sot o kurrë, duhet të marrim fatin në duart tona.
Flakët e guximit tonë, flakët e trimërisë tonë, duhet të pluhur, shkrumb e hi, ëndërrat, përpjekjet, projektet e mafias shqiptare e ndërkombëtare për shkatërrimin e këtij kombi me drogë, vjedhje e korrupsion.

Flakët e guximit tonë, energjisë tonë, trimërisë tonë, duhet të bëjnë shkrumb e hi projektet antishqiptare të Edi Ramës, thikat që ai përgatit me të tjerët mbas shpine ndaj shqiptarëve në Shqipëri.

Bashkëpunimin e tij prej tradhëtari kundër shqiptarëve në Kosovë.

Miqtë e mi, shqiptarë kudo që jeni, të bashkohemi në këtë betejë vendimtare.

U bëj thirrje shqiptarëve në katër anët e dheut, të angazhohen kudo që janë në këtë betejë, më e rëndësishmja e jetës së tyre, të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e mafias shqiptaro-ndërkombëtare, e cila luftën e opozitës kundër korrupsionit e ndëshkoi me sanksione për korrupsionin.

E cila luftën e opozitës kundër krimit dhe trafiqeve e ndëshkoi me burgosjen e deputetëve të saj.

Çdo ditë që kalon, del në pah shëmtia e fytyrës së mafias që është vërsulur të rrënojë këtë komb, për 1001 arsye, për pushtetin e Edi Ramës, për pasurimin e Edi Ramës, për vjedhjet e Edi Ramës, për tradhëtitë e Edi Ramës.

Ndaj dhe sot nisi beteja, radha është e jona, është radha e shqiptarëve, është radha e guximtarëve, është radha e atdhetarëve.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Betejë, betejë dhe vetëm betejë.
Fitore, fitore, fitore!”

gijotina.com/

 

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Banakiere tek vila qeveritare me pasuri sheikësh, ia dhuroi tezja pensioniste, vëllai dhe ish-kunati nga paratë e drogës

Banakiere tek vila qeveritare me pasuri sheikësh, ia dhuroi tezja pensioniste, vëllai dhe ish-kunati nga paratë e drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com