GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji ‘zbërthen’ skemën Rama-MCGonigal: Afera është 300 mln euro

23:03 - 26/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji ‘zbërthen’ skemën Rama-MCGonigal: Afera është 300 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se afera korruptive Rama-McGonigal është miliona dollarë. Sipas tij, shuma e 225 mijë dollarëve që përmendet në aktakuzën amerikane është vetëm shuma e kapur.

Sipas Salianjit, ish-zyrtari i FBI kishte interesa biznesi me rusët e sanksionuar nga perëndimi dhe Edi Ramën në Shqipëri.

Salianji nxori edhe shifrën e aferës Rama-McGonigal, e cila sipas tij arrin në 300 mln dollarë, vetëm për njërën nga kompanitë.

“Kjo është afera më e rëndë e kapur ndonjëherë në 32 vite. Për herë të parë në historinë botërore, atë që s’e bëjnë as rusët, as kinezët, kryeministri i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet mekanizmave korruptive arrin të ndikojë, i kapur nga institucionet e drejtësisë amerikane, si njeri që ka ndikuar nëpërmjet personave të tretë për interesa politike te drejtuesi, zyrtari më i lartë i FBI i arrestuar deri më sot dhe i nxjerrë për gjykim në të gjithë historinë e SHBA. Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë kthyer kryeministrin e Shqipërisë në targetin kryesor. 225 mijë dollarë janë të kapura, por këtu bëhet fjalë për miliona euro. Bëhet fjalë për minimalisht 300 milionë dollarë.

Në aktakuzë thuhet se Personat A dhe B kishin interesa financiare. Unë si deputet shoh ça interesash mund të ketë, në biznesin e naftës. Sipas të dhënave të publikuara në media, McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare Laë Office&Investigation aktualisht me aktivitet të pezulluar. Kjo kompani është themeluar nga Dizdari në vitin 2018. Në 2019 i shet aksionet për 3 dollarë te McGonigal, Rosini dhe Agron Neza. Shefqet Dizdari rezulton të jetë administrator i kompanisë Trans Oil dhe Terra Oil Sëiss, e kthyer tani. Kjo kompani rezulton që në 2018, pasi është bërë takimi në 9 shtator 2017, është shpallur fituese e koncesionit në tre fusha naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë. Këto tre fusha naftëmbajtëse, përzgjedhja e kësaj kompanie u bë në shkelje të barazisë në tendera nga Gjiknuri, duke rrezikuar t’i shkaktojë vendit një dëm 300 mln dollarë.

Edi Rama ka minuar demokracinë duke sulmuar kundërshtarët politikë. Jemi në kushtet kur Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet. Drejtësia nëse ka 1% drejtësi duhet të nisë hetim për të lidhur të gjithë elementët që mjafton me një kërkim të thjeshtë në rrjet që të kuptohet që bëhet për 300 mln dollarë minimalisht vetëm tek një kompani”, u shpreh Salianji në Syri Tv.

Etiketa: Kryesore1Salianjizberthen

Lajme të lidhura

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate
Breaking Views

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu
Breaking Views

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Para
Dosja ‘Mc Gonigal’/ Washington Post: Drejtori i FBI të dorëhiqet!

Dosja 'Mc Gonigal'/ Washington Post: Drejtori i FBI të dorëhiqet!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26

Ambasada e Suedisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të sotëm të Kuvendit, i cili votoi kundër kërkesës së SPAK...

Lexo më shumë
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

15:00 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com