GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji: Zgjedhorja me partizanët e Ramës, ambasadat zbuluan mashtrimin e Bashës

18:00 - 16/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji: Basha ndihmës i Ramës, është një nga 4 njerëzit që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, u shpreh nga studio e “Top Talk” se deklarata e Lulzim Bashës se ndërkombëtarët kanë ndërhyrë për të rikthyer komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore ishte një mashtrim.

Sipas tij, e vetmja ndërhyrje te Basha është nga njerëzit e kryeministrit Edi Rama. Në këtë kuadër, Salianji tha se duke ndikuar te Basha, Komisioni i Reformës Zgjedhore, është kthyer në një komision ‘me partizanët e Ramës’.

“Kam një keqardhje për situatën ku ka degraduar veten Basha. Pastaj lehtësia me të cilën mashtron në publik. Që dje e kuptuam që ky ishte një blof i madh. Ne e themi prej kohësh që ka një bashkëpunim me Ramës dhe Bashës. Dje e konfirmoi dhe vetë, por tha ka ndërhyrje nga amerikanët. Në fakt, është e dukshme që ka një ndërhyrje nga njerëzit e Ramës.

Ka një komision të ngritur prej dy vitesh në parlament, ka dy bashkëkryetar. Dhe prandaj këtu ka një konflikt, se Rama do të imponojë edhe drejtuesin që i takon opozitës. Ka komision bipartizan, e ka kthyer në komision me partizanët e vetë”, tha deputeti demokrat.

Sipas tij, deklarata e Bashës nxiti edhe reagimin e ndërkombëtarëve, përfshirë ambasadën amerikane e britanike si dhe të delegacionit të BE-së në Tiranë, dhe këto reagime rrëzuan edhe mitin e mbështetjes së Bashës nga ndërkombëtarët.

“Basha ka një vit që nuk vjen në parlament. Ditën që erdhi mashtroi dhe detyroi tri ambasada të reagojnë. Nuk tha se përse ky parlament sipas tij, nuk po funksionin. Nëse do të kishte shqetësim për interesi publik e kryesisht votuesit demokratë, padyshim që shërbëtori i Berishës dikur, po i shërben Ramës sot. Ecën sipas interesave tërësisht personale”, tha Salianji.

Në vijim ai shtoi se tashmë është e qartë që Basha është në anën e mazhorancës.

“Qartësisht, tani është në mazhorancë. Përfiton gjëra të tërthorta, një prej tyre është komisioni i reformës zgjedhore. Jam i bindur që edhe deputetët e atij grupi nuk janë të gatshëm që të votojnë për të instaluar akoma më shumë Ramën në pushtet”, u shpreh ai.

Etiketa: BASHAKryesore1Salianjizgjedhorja

Lajme të lidhura

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Para
Ç’lojë po luan Basha me Ramën për zgjedhjet e ardhshme

Pazaret Rama-Basha për Zgjedhoren, Trojka e Ambasadorëve kërkon gjithëpërfshirje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Selitë e Vogël” një 41-vjeçar i cili qarkullonte me armë...

Lexo më shumë
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com