GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Salianji letër PPE: Po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi u përjashtua nga gara për kreun e Partisë Demokratike, ish deputeti dhe anëtari kryesisë së kësaj force politike , Ervin Salianji, i është drejtuar me një letër PPE dhe drejtuesve të partive europiane të qendrës së djathtë.

Në letër, Salianji ngre shqetësimin për bllokimin e garës për kryetar të Partisë Demokratike, mosrespektimin e statutit të partisë, përjashtimet arbitrare të anëtarëve dhe kandidatëve, mungesën e transparencës dhe shkeljen e rregullave themelore të pluralizmit politik.

Salianji thekson se: “Çështja nuk është një kandidim individual, por mbrojtja e standardeve demokratike, pluralizmit të brendshëm dhe kredibilitetit institucional të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.”

Në komunikimin drejtuar PPE-së dhe liderëve të partive simotra europiane, ai nënvizon se Partia Demokratike, si pjesë e familjes politike europiane, duhet të jetë model i demokracisë së brendshme dhe jo simbol i mbylljes, përjashtimeve dhe interesave personale.

Në letër evidentohet gjithashtu fakti se:

* kandidaturat për garën e brendshme u penguan në mënyrë faktike;
* zyra përgjegjëse për dorëzimin e dokumentacionit nuk funksionoi brenda afatit;
* mbështetës dhe kandidatë u përjashtuan pa vendime formale dhe pa argumentim statutor;
* nuk u respektua neni i statutit që parashikon dorëheqjen e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Salianji kërkon nga PPE dhe drejtuesit e partive të djathta europiane një angazhim parimor dhe konstruktiv për të inkurajuar dialogun, respektimin e normave statutore dhe ruajtjen e standardeve demokratike brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ai rithekson në fund të letrës angazhimin e tij për vlerat europiane, demokracinë, shtetin e së drejtës, pluralizmin dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Letra i eshte drejtuar Presidentit të Partisë Popullore Europiane (PPE), z. Manfred Weber, si dhe drejtuesve të partive kryesore të qendrës së djathtë europiane pjesë e PPE-së, mes tyre Kancelarit të Gjermanisë Friedrich Merz dhe Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Etiketa: Kryesore1leterSalianji

Lajme të lidhura

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE
Aktualitet

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26
Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)
Aktualitet

Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

12:11 - 09/11/26
Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit
Aktualitet

Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

11:58 - 09/11/26
Para
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Letra e Salianjit për PPE/ Reagon Berisha: Nuk ka vlerë për mua! Është shkruar nga zyra e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE
Aktualitet

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës...

Lexo më shumë
Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

12:11 - 09/11/26
Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

11:58 - 09/11/26
Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

11:47 - 09/11/26
Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

11:46 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com