GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Salillari dhe Kastrati nuk zbatojnë kontratën për Rrugën e Kombit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Salillari dhe Kastrati nuk zbatojnë kontratën për Rrugën e Kombit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Pak muaj më parë Gijotina.com ka publikuar një artikull ku tregonte se si Shefqet Kastrati dhe Salillari tejkalojnë planin e mbledhjes pët të ardhurat nga tarifa e Rrugës së Kombit. Por, çalojnë kur vjen fjala tek investimet që kanë bërë detyrë të bëjnë, në bazë të  kontratës të nënshkruar me shtetit.

Në shkrimin e parë treguam se si dy oligarkët kanë rritur në vlera marramendëse tarifat për automjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit, si dhe fitimet e shumta përmes subvencioneve.

Të dhënat e publikuara në Open Data Albania tregojnë se, gjatë vitit 2022 Ministria e Infrastrukturës i ka bërë dy pagesa koncesionarit. Pagesa e parë është bërë më 29 mars 2022, me vlerë 380 milionë lekë, kurse tjetra, në shtator 2022, me vlerë 360 milionë lekë.

Tani do iu tregojmë se si qeveria i paguan qindra miliona euro firmës Albanian Highëay Concession, e cila zotërohet me 50% të aksioneve nga Salillari dhe 50% nga Kastrati. Por, nuk i kërkon asnjëherë llogari.

Ndërsa transfertat e buxhetit të shtetit janë kryer rregullisht sipas një kalendari të paracaktuar mes shtetit shqiptar dhe koncesionarit, kompania koncesionare nuk i ka përmbushur të gjitha detyrimet brenda afateve të caktuara sipas kontratës.

https://gijotina.com/zbardhet-vjedhja-kastrati-mbledh-17-miliarde-leke-nga-trau-i-rruges-se-kombit/

Investimet e çala

Të dhënat e publikuara tregojnë se faktojnë se koncesionari i ka marrë lekët, por nuk i ka kryer punimet sipas detyrimeve kontraktuale. Më konkretisht, të dhënat e vëna në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës konfirmojnë se, nga 12 komponentë që përmbante kontrata, 6 prej tyre nuk ishin përmbushur ende deri në gjysmën e parë të vitit 2022.

Rehabilitimi i urës ekzistuese mbi lumin Drin është realizuar në masën 39.5%, zbatimi i masave mjedisore është zbatuar në masën 54%; masat korrigjuese në ura janë përmbushur në masën 64.5%.

Me tejkalim 385% ka rezultuar edhe ndërtimi i sheshit të traut; po ashtu tejkalim me gati tri herë më shumë ka shënuar edhe zëri “traffic furniture“, duke u realizuar në masën 271%; edhe komponenti i ndërtimit/përmirësimit të mbikalimeve dhe kryqëzimeve është tejkaluar me 142%.

Kontrata koncesionare e detyron kompaninë që të nisë punimet kapitale në aksin Milot-Morinë, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj, e cila përkon me vjeshtën e vitit 2017.

Që nga ky moment (pra, viti 2017) koncesionari merr përsipër të kryejë punimet kapitale, si edhe ato të mirëmbajtjes në autostradë, të cilat fillojnë që nga shërbimet rutinë e deri te vendosja e rrjetave anësore për mbrojtjen nga gurët dhe rrëshqitjet e vogla; mirëmbajtja e asfaltit dhe urave; heqja e inerteve në rrugë; mirëmbajtja e urave; punime të tjera gjeo-teknike, deri te punimet për ndërtimin e urës së madhe në Kukës, si edhe të një ure këmbësorësh në hyrje të qytetit.

Detyrimi kontraktual nis nga Miloti, por nga vëzhgimi në terren konstatohet se, ndonëse koncesioni ka hyrë në vitin e tij të gjashtë, deri më tani nuk janë kryer punime për zgjerim apo asfaltim të rrugës. Gjë e cila duhej të kishte nisur të paktën në vitin 2019 sipas kontratës.

Ndryshe nga sa saktëson kontrata, rruga vijon të jetë me një karrexhatë dhe dy korsi nga Miloti në Rrëshen, ku edhe fillon pjesa tjetër me dy karrexhata me nga dy korsi.

Në këtë aks nuk është përmbushur as detyrimi tjetër kontraktual, ai i rrethimit anësor, i cili mungon tërësisht. Po ashtu, koncesionari nuk ka marrë masa as për rrjetat mbrojtëse kundër rënies së inerteve në rrugë, një detyrim ky i përcaktuar në kontratën koncesionare, të cilën kompania duhej ta kishte përfunduar deri në fund të vitit të dytë të fillimit të vjeljes së tarifës për përdoruesit.

Sipas këtij kalendari të gjitha këto punime duhet të kishin përfunduar në vitin 2020, duke qenë se shtatori 2018 njihet si data e fillimit të mbledhjes së tarifës, por Ministria e Infrastrukturës, që e monitoron këtë kontratë, duket se nuk e sheh atë që ndodh në terren.

Kompania ka detyrimin në kontratë që të përfundojë urën e makinave në Kukës, si edhe atë të këmbësorëve brenda 4 viteve të para të operimit të koncesionit. Deri më tani rezulton se asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar. Pra miliardat hidhen, por punë nuk shohim. SPAK sërish fle.

Të dhëna të marra nga: Ina MEDIA

 

Etiketa: abuzimKastratiRruga e KombitsalilalriSpaktender

Lajme të lidhura

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Para
Moti i keq, anulohen tragetet drejt Portit të Barit

Moti i keq, anulohen tragetet drejt Portit të Barit

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një...

Lexo më shumë
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com