GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Salillari i futet “artit”, Agolli i jep 3,7 MLN euro për një galeri tek ish-reparti ushtarak në Petrelë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Salillari i futet “artit”, Agolli i jep 3,7 MLN euro për një galeri tek ish-reparti ushtarak në Petrelë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Salillari” kompania e oligarkut Pëllumb Salillari që thith miliarda lekë projekte të mëdha dhe lë pas punë pa cilësi për të cilat nuk i kërkon askush llogari. Së fundmi, Salillari ka përveshur mëngët dhe të bëjë art. Sigurisht me lekët e  mbledhur nga taksapaguesit mund të bësh gjithçka!

Konkretisht kontrata që skuqet nga shkeljet ka për objekt “Krijimin e parqeve tematike ne funksion te evokimit te vlerave kulturore rajoni 2: Parku Tematik Kulturor, “Tirana Art Garden (Lot 1 -Infrastruktura)”.

Ky tender është zhvilluar në korrik të këtij viti, por ka kaluar pa zë, si një reklamim normal për një vepër arti që FSHZH kërkon të bëjë në Petrelë. Por, në fakt jo çdo gjë është ashtu si duket. Ky tender përmban edhe shumë prapaskena që ku zhvatet fondi prej 3.7 milionë euro.

Duke shfletuar dosjen gjejmë relacionin shoqërues, sipas të cilit objekti “Parku tematik kulturor “Tirana Art Garden” propozohet të realizohet në Bashkinë Tiranë, në jug të qytetit, në fshatin Petrelë. Sa për sqarim ky objekt është ish-magazinat e Repartit Ushtarak, gjenden në Njësinë Administrative Petrelë, në fshatin Zarranik, pranë bregut të Lumit Erzen, në një terren të gjelbër.

Sigurisht që edhe kjo hapësirë e gjelbër do të cenohet, pasi Salillari do të ndërtojë ndonjë restorant, bar kafe aty për qytetarët që do të shkojnë të vizitojnë “artin” e tij. Sepse në projekt parashikohet që të krijohet infrastruktura e përshtatshme për galeri arti, për të praktikuar artin (pikturë, skulpturë, fotografi etj.).

Epo i gjithë zhvillimi i procesit të tenderit dhe lënia e projektit në dorën e një biznesmeni që di vetëm të hapë gropa dhe të hedhë beton, na tregon se thelbi i këtij tenderi nuk është arti.

Në dokument shohim që kanë paraqitur oferta 12 kompani, të gjitha të pronarëve të njohur si protagonistë të favorizuar në super tendera nga zyrtarët e korruptuar, sidomos nga ARRSH, nga fondet Rindërtimit, Unaza e Re Tiranë dhe projekte të tjera gjigande. Roli i disave prej tyre ka qenë të jenë fasadë e tenderit, sepse Agolli e kishte ndarë pazarin me Salillarin.

Gjashtë oferta ishin më të lira, por ato u përjashtuan për mungesë të ndonjë dokumenti dhe fill pas tyre u skualifikuan edhe 5 ofertat e tjera, për t’i hapur rrugën ftuesit të paracaktuar. Më 19 gusht 2024, Salillarit ju dhurua kontrata e firmosur dhe pritej që të nisnin punimet, të cilat do të zgjasin 18 muaj, sipas dokumenteve.

Por, dikush ka mbetur i pakënaqur nga Agolli. Tenderi u denoncua në KPP dhe procedurat u anuluan deri më datë 2 shtator 2024, kur u dha vendimi i KPP. Nuk është parë ndonjëherë që Komisioni të shkelë vendimin e Agollit edhe pse çdo tender me vlerë të madhe e zhvillon në shkelje. Prandaj edhe këtë herë është lënë si fitues ai që ishte caktuar në fillim, sërish Salillari. Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Kështu Salillarit i kriohet mundësia për të sjellë beton, për objektet e reja në këtë zonë të gjelbër, duke e privatizuar në një lloj mënyre ish-repartin ushtarak. Ndërsa Agolli që vazhdon të jetë nën hetim nga SPAK, vazhdon i pashqetësuar të zhvillojë tendera korruptivë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: AgolliSalillaritender

Lajme të lidhura

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Plas te Reali, Bellingam sherr me Vinicius dhe Mbape

Plas te Reali, Bellingam sherr me Vinicius dhe Mbape

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com