GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Banorët e Lumasit padisin në SPAK Bledi Çuçin dhe Salillarin

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Banoret e Lumasit kallezojne ne SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kallëzim i pazakontë ka mbëritur këtë të hënë në sekretarinë e SPAK. 120 banorët e Lumasit në Berat, depozituan një dosje penale. Ata akuzojnë për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim “Krimi” ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Çuçi së bashku me Belinda Ballukun, janë dy figurat politike të PS, që kanë publikuar video të pallateve pa leje në Tiranë. Por çuditërisht në asnjë rast, nuk ka depozituar kallëzim penal ndaj subjekteve të ndërtimit që kanë punuar pikërisht pallatet pa lejë të publikuara nga Çuçi.

Mes personave të kallëzuar në SPAK nga 120 banorët e Lumasit, është dhe biznesmeni i ndërtimit, Pëllumb Salillari. Po ashtu janë kallëzuar Prefekti i Fierit, Lefter Shehaj dhe dy ekspertet Silva Meçe e Liljana Vllamasi. Në kallëzimin e tyre, 120 banorët i drejtohet SPAK-ut, se:

“…në datën 9 shtator 2022 në zonën e Farkës, Ministri i Brëndëshëm Blendi Çuçi i shoqëruar, nga drejtuesja e re e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, dhe zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj, kanë konstatuar se oligarku Pëllumb Salillari ka ndërtuar pa leje një sipërfaqe prej 1200 m2…”.

Kallëzimi i banorëve

Përmes avokatit të tyre banorët thonë se: “…vepra penale e kryer nga Salillari parashikon një dënim nga tre deri në tetë vjet burgim. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një krim të kryer nga një oligark në mes të Tiranës, i konstatuar nga Ministri Çuçi. Por rezulton se ky krim nuk është kallëzuar në organet përkatëse nga ky subjekt i kallzuar…”.

Nga ana tjetër sipas banorëve, Çuçi jo vetëm nuk ka kallëzuar rastin por edhe ka shpërdoruar detyrën. Sipas tyre, nuk ka denoncuar në asnjë moment paligjshmërinë e kryer nga Salillari. Gjithashtu për “Ndërtim pa leje” me qëllim përfitimi është denoncuar dhe oligarku i ndërtimit, Pëllumb Salillari. Sipas banorëve duhet të hetohet si qytetarët e zakonshëm në masën e sigurisë “arrest në burg”. Aktualisht, ai hetohet në gjëndje të lirë. Mes të kallëzuarve është dhe prefekti i Fierit Lefter Shehaj. Ky i fundit njëkohësisht është dhe drejtori i Këshillit Kombëtar të Ujrave në basenin e Semanit.

Pikërisht Shahaj është personi që ka dhënë lejen e shfrytëzimit të ujit me koordinata që i përkasin një zone të mbrojtur, siç është kanioni i Sinecit. Banorët kërkojnë që ndaj Shehaj të fillojnë hetimet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”. Mes personave të kallëzuar janë dhe dy ekspertet topografe, Silva Meçe dhe Liljana Vllamasi. Ato janë kallëzuar prej 120 banorëve për akuzën e “Ekspertimit të remë” dhe “Korrupsionit Pasiv”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: banoreBledi ÇuçiDenoncimkryesore2kryesore3LumasitSpakTirane

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Tirana, ekipi i bardhebluve

Tirana nuk gjen qetësi, pas orarit ndryshon stadium për Laçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com