GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Saliu bën gati çadrat për luftën anti-amerikane!

në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Saliu bën gati çadrat për luftën anti-amerikane!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta kundër Shteteve të Bashkuara, e shpallur tanimë hapur prej kohësh nga ish-kryeministri i klasifikuar non grata për SHBA, Sali Berisha, pritet që të precipitojë brenda në shtëpinë e demokratëve. Beteja e tij personale dhe krejtësisht unike në interesin personal, në pritje të një pakti garancie me amerikanët, që nuk do të vijë kurrë për të, tashmë kalon në skenarin e anës më të anatemuar që kanë pasur demokratët e Saliut në këto 30 vite sundim, si në opozitë, por kryesisht në pushtet.

Oborri i shtëpisë së forcës pro-amerikane, PD-së, pritet të uzurpohet të shtunën e 8 janarit, tërësisht nga eksponentë të ndryshëm nën petkun e anëtarëve të PD-së, si mercenarë të javëve të fundit, të cilët do të instalojnë aty regjimin e çadrave. Berisha do të ngulet aty dhe nuk do të shkulet deri sa të marrë një sinjal, ose në të kundërt deri në pikën më famëkeqe atë të dhunimit të zyrave, që gjithsesi mbetet një rast i paprecedentë, i ndodhur në partinë që lindi për liri e demokraci, por që po degjeneron në utopi, vandalizim dhe frikë për vrasje.

Saliu ka demonstruar në këto vitet e fundit që është tërësisht i gatshëm të bëjë gjithçka për gjithçka, aq më tepër në një situatë të tillë, ku ka “trenin” e fundit përpara korpusit të drejtësisë. Çadrat janë një tjetër mjet nga ku ai vetë do të prodhojë dhe do të mbajë nën terror selinë dhe atë pjesë që zgjodhën  të mbështesin vendimin personal të Lulzim Bashës. Ish-kryeministri ka hapur tashmë në rrethin e tij agresiv të gjitha variacionet për të çuar në ekstrem godinën e një forcë politike që prej disa muajsh po vuan turbulencat e forta, për shkakun e një interesi personal e vetjak të Saliut, që realisht guri që ka në qafë nuk e amniston nga asgjë, por ana tjetër e errët e shtetbërjes dhe shtet-ngritjes së tij do të mund të mbajë gjallën atë vetë dhe “kopenë” e të marrëve që janë verbuar nga ideali për liri, apo ka rënë pre dhe viktimë e një beteje krejtësisht dhe vetëm personale mes Berishës dhe SHBA.

Vetë ai prej muajsh planifikoi të sakrifikoi PD-në për interesat e tij imediate, por hapat e mëtejshëm e deri në çadrat e së shtunës ridëshmojnë karshillëkun dhe kapriçion e tij të drejtpërdrejtë me amerikanët. Pas tij, edhe ish-zyrtarët që kanë gëlltitur çorbën e pushteteve të bëra pis ndër vite nga vetë arkitekti aktual i kësaj lufte të ngritur, me shpresën e vetme të mos prodhojë viktima e xhenaze, thjesht e vetëm për një Non-Grata që nuk të amnistohet kurrë!

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Çfarë mendon Diella për kolegët?
OP-ED

Çfarë mendon Diella për kolegët?

18:06 - 24/08/26
Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Para
Pasi humbi babain, Kadri Veseli humb edhe nënën

Pasi humbi babain, Kadri Veseli humb edhe nënën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër
Aktualitet

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26

Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në fshatin Selitë të Mallakastrës, pasi ka rënë nga një lartësi...

Lexo më shumë
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26
Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

21:03 - 25/08/26
Profesor Susaj: Studentët dhe pedagogët në shtator të ngrihen në protestë! Të shporrim prostitucionin politik shqiptar

Profesor Susaj: Studentët dhe pedagogët në shtator të ngrihen në protestë! Të shporrim prostitucionin politik shqiptar

20:56 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com