GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Saliu u kthye te vendi i krimit, po Basha?

në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngjela: Basha përkrahet nga SHBA, Rama dhe Berisha të frikësuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Spartak Ngjela

Saliu sot u kthye te vendi i krimit. Kriminalistika, kthimin e autorit te vendi i krimit, e ka normën e të provuarit për identifikimin e autorit. E di prokuroria e Shqipërisë këtë?

l.

 Shqiptarët kaluan sërish në mesjetë: në një luftë kështjellash; dhe sërish të bezdisur nga marrëzia e Sali Berishës. Për këtë mjeran të dhunshëm publicistika shqiptare duhet të shkruajë një libër për bëmat e tij. Titulli i librit duhet të jetë: nga Ceno Bej Kryeziu te Sali Berisha.

Në fakt, ne sot jemi në një situatë të një politike naive që nuk di ta përdorë sistemin e arsyes individuale: sak, jemi në një politikë krerësh që nuk dinë të bëjnë dallimin se ku mbaron interesi individual, si kërkesë për pushtet, dhe ku fillon interesi shoqëror i asaj shoqërie që i ka zgjedhur për t’i drejtuar.  Brenda këtij karakteri mesjetar, të vrazhdë dhe me deviacion psikik, kuptohet se hyn edhe Sali Berisha, që tani duket se, taman dje, u fundos përfundimisht. Duhej të ishte likuiduar që para dhjetë vjetësh. Dobësi e shoqërisë shqiptare.

ll.

Por kjo kohë do të tregojë këto ditë se sa do të jetë aftësia politike e Lulzim Bashës. Këtij i ka ardhur shansi të mbetet në histori për ringjalljen cilësore të Partisë Demokratike.   Duhet të jemi të qartë: likuidimi i Saliut, i cili tani kuptohet se ka ardhur; e çon vendin në zgjedhje të reja brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, sepse çlirimi i Partisë Demokratike nga Saliu, do të çlirojë energji të reja pozitive në shoqërinë shqiptare.

Shqiptarët janë torturuar për 30 vjet nga ligësia Berisha që ka gjeneruar në Shqipëri vetëm energji negative me konflikte sociale, që janë ngritur prej tij kundër Shqipërisë. Që dëmtoi shumë me këto konflikte, por që nuk i bëri dot gjë Shqipërisë. Kjo është arsyeja  që, tani, me likuidimin e Saliut, në këta muaj, Partia Demokratike do jetë në kreshendo vlerash në opinionin publik, sepse ka likuiduar Sali Berishën, dhe, do të shihet se, bashkë me likuidimin e Saliut, Partia Demokratike ka krijuar vlerë të re.

lll.

Berisha ishte dhe mbetet një nga figurat me retrogeade dhe antishqiptare që ka pasur historia e Shqipërisë.

Çfarë duhet të sjellë e nesërmja?

Likuidimin absolut të Saliut dhe, menjëherë pas kësaj, ngritjen e Partisë Demokratike dhe rënien e polleve për Partinë Socialiste.

Po Basha?

Ai ende nuk e ka arritur forcën politike që  i duhet, ndonëse po paraqitet si deçizionist i vendosur. Megjithatë, duhet të përmendet se, likuidimi politik që i bëri Sali Berishës, sigurisht që në histori do të mbetet si një vlerë kombëtare. Historia do të shkruajë duke vënë në dukje se: atë që, në dyzet vjet, nuk e bëri dot askush për të likuiduar diktatorin Enver Hoxha; e bëri Lulzim Basha kundër Sali Bershës në vitin  2022.

Dhe kjo nuk është pak. Megjithatë, duhet të shohim ngjarjet që do të vijojnë dhe forcën e politikës amerikane në këtë situatë.

Etiketa: OpinionPDSpartak Ngjela

Lajme të lidhura

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët

08:49 - 27/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Para
Serbia, e prerë: S’ka asnjë kompromis për njohjen e Kosovës!

Serbia, e prerë: S’ka asnjë kompromis për njohjen e Kosovës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

Një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit...

Lexo më shumë
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

20:12 - 29/10/26
Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

20:05 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com