GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Samiti në Madrid, Rama zbulon bisedën me presidentin Biden: Fjalët më të mira për Shqipërinë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti në Madrid, Rama zbulon bisedën me presidentin Biden: Fjalët më të mira për Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në Samitin ku mori pjesë në Madrid ka kërkuar që Kosova të bëhet pjesë e mekanizimit të Partneritetit për Paqe, në NATO. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se vendet që nuk e njohin ende si shtet duhet të marrin parasysh që Kosova ka mbajtur të njëjtin qëndrim si Bashkimi Evropian kundër agresionit rus, referuar luftës në Ukrainë. Rama shton gjithashtu se ka vlerësuar edhe lëvizjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i cili dha OK-n për Suedinë e Finlandën.

“SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën-pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën. Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh. Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA,”- shkruan Rama.

SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe?Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën? pic.twitter.com/HzRYyxVjCd

— Edi Rama (@ediramaal) June 29, 2022

Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim.

Krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s u mblodhën në Madrid një Samit dyditor ku ditën e djeshme u arrit një marrëveshje me të cilën Turqia dha ‘OK’ për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë. Ndërkohë ditën e sotme u miratua Koncepti I ri Strategjik për Aleancën, duke përcaktuar prioritetet, detyrat kryesore dhe qasjet e Aleancës për dekadën e ardhshme. Dokumenti e përcakton Rusinë si “kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë” për sigurinë e aleatëve, ndërsa trajton Kinën për herë të parë dhe sfidat që Pekini paraqet ndaj sigurisë, interesave dhe vlerave të aleatëve.

Etiketa: Edi RamaJoe BidenKosoveKryesore1Samiti i NATO

Lajme të lidhura

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

21:19 - 22/08/26
23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

21:08 - 22/08/26
Para
Asllani ka firmosur me Interin, mungon vetëm zyrtarizimi

Asllani ka firmosur me Interin, mungon vetëm zyrtarizimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lojërat Mesdhetare, Kombëtarja U-21 merr një barazim të çmuar me Italinë në ndeshjen e parë të grupit
Uncategorized

Lojërat Mesdhetare, Kombëtarja U-21 merr një barazim të çmuar me Italinë në ndeshjen e parë të grupit

07:49 - 23/08/26

Kombëtarja shqiptare U-21 e ka nisur me një pikë aventurën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa ka barazuar 1-1 me...

Lexo më shumë
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Gusht 2026

07:41 - 23/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Gusht 2026

07:37 - 23/08/26
Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com