GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i NATO-s nuk do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027.

Gjatë një deklarate në Dublin, Rama u shpreh se nuk ka ende një qëndrim të përbashkët për datën e takimit të ardhshëm, por garantoi se nëse samiti do të mbahet në vitin 2028, ai do të zhvillohet në Tiranë.

“Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e samitit të NATO-s. Çështja është që nuk është arritur një qëndrim i përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Është e sigurtë jo në 2027. Në 2028 nëse do të ketë një samit, do të zhvillohet në Tiranë dhe kjo s’ka asnjë dyshim dhe gjithçka që thuhet pastaj rreth kësaj, janë të gjitha gjepura.

A ndihem i frustruar? Po pse duhet të jem i frustruar? Jam shumë i kënaqur, i nderuar dhe i privilegjuar që jam pjesë dhe nuk ka të bëjë fare me të qenit i dëshpëruar. Sigurisht që Bashkimi Europian është qendra e rëndesës së këtij kontinenti dhe është gjëja më normale”, tha Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit është bërë jehonë dhe nga Reuters, e cila ka shkruar se “NATO nuk do të mbajë një samit në Shqipëri vitin e ardhshëm pavarësisht planeve të mëparshme për ta bërë këtë”.

NATO ka qenë duke shqyrtuar përfundimin e praktikës së saj të fundit të mbajtjes së samiteve vjetore, një veprim që mund të shmangë një takim potencialisht të tensionuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump më vonë gjatë mandatit të tij.

Një zyrtar i NATO-s tha të enjten se “samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, një vendim për datën ende nuk është marrë”.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1NATORama

Lajme të lidhura

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe
Breaking Views

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i NATO-s nuk do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027....

Lexo më shumë
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

19:18 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com