GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Samiti Brdo-Brijuni mbledh udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të hënën në Durrës

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti Brdo-Brijuni mbledh udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të hënën në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Durrës të hënën për samitin e Iniciativës Brdo-Brijuni, me temë kryesore perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, me një fokus të veçantë në Planin e Rritjes për rajonin.

Procesi Brdo-Brijuni është një iniciativë e përbashkët slloveno-kroate e nisur në vitin 2013, dhe anëtarët e saj janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.

Agjencia sllovene STA, bën me dije se samiti në Durrës po organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Millanoviç, dhe do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton Klankosova.tv.

STA raporton se udhëheqësit e tjerë të rajonit kanë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e tyre në takimin në Shqipëri – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ai malazez Jakov Millatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Zhelka Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zhelko Komshiq, Presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova, dhe Presidenti serb Alleksandar Vuçiq, njoftoi zyra e presidentit slloven.

Iniciativa Brdo-Brijuni synon të inkurajojë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt BE-së. Takimi i këtij viti do të mbahet nën moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: së bashku drejt BE-së”. Përveç çështjes së perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të përqendrohet edhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, njoftuan organizatorët.

Në përputhje me njoftimet nga Lubjana, Sllovenia do të theksojë edhe një herë në samitin e Durrësit se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është mjeti më efektiv gjeopolitik për të siguruar stabilitet, paqe dhe siguri në rajon.

Pjesëmarrësit në samit do t’i kushtojnë gjithashtu vëmendje të veçantë zbatimit të planit të BE-së për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor, i cili u mundëson vendeve të rajonit të integrohen gradualisht në BE dhe sjell përfitime konkrete për qytetarët e tyre. Për këtë qëllim, BE ka krijuar një instrument financiar për periudhën 2024-2027 me vlerë gjashtë miliardë euro.

Shqipëria pritet të marrë mbi 920 milionë euro deri në fund të vitit 2027, Maqedonia e Veriut mbi 750 milionë euro, Kosova një total prej 880 milionë eurosh, Serbia mbi 1.5 miliard euro, Mali i Zi 380 milionë euro dhe Bosnja dhe Hercegovina rreth 900 milionë euro, pasi Komisioni uli fondet e tyre me dhjetë për qind për shkak të vonesave në plan.

Takimet në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni janë mbajtur çdo vit që nga viti 2013. Vitin e kaluar, u mbajt në Mal të Zi, ku udhëheqësit theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal në një deklaratë të përbashkët dhe u zotuan për reforma të mëtejshme, forcimin e dialogut strategjik me BE-në dhe zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të lidhura

Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë
Aktualitet

Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë

15:30 - 23/08/26
Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve
Aktualitet

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

15:10 - 23/08/26
Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës
Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës

14:47 - 23/08/26
Para
Lamine Yamal i dëmtuar, por Spanja është e sigurtë: Barça po bën një telenovelë!…

Lamine Yamal i dëmtuar, por Spanja është e sigurtë: Barça po bën një telenovelë!...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë
Aktualitet

Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë

15:30 - 23/08/26

Një operacion i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e dy personave, pasi dyshohet se po transportonin mbi 5.2...

Lexo më shumë
Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

15:10 - 23/08/26
Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës

Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës

14:47 - 23/08/26
U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

14:22 - 23/08/26
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?

‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri

13:54 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com