GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Samiti/ Fillojnë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

19:02 - 14/12/23
në Aktualitet, Bota, Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti/ Fillojnë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

27 liderët e BE-së që marrin pjesë në Samitin e Brukselit arritën një marrëveshje për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Pas disa orësh bisedimesh, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel njoftoi se liderët e bllokut “kanë vendosur të hapin negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë”.

The European Council has decided to open accession negotiations with Ukraine & Moldova. #EUCO granted candidate status to Georgia. And the EU will open negotiations with Bosnia and Herzegovina once the necessary degree of compliance with the membership criteria is reached and…

— Charles Michel (@CharlesMichel) December 14, 2023

Në të njëjtën kohë, Gjeorgjia tani hyn në statusin e vendit kandidat. Bashkimi Evropian, shtoi ai, “do të fillojë negociatat me Bosnje – Hercegovinën, sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ftoi Komisionin që të paraqesë një raport deri në mars me qëllim marrjen e një vendimi të tillë”. Sipas presidentit të Këshillit Evropian, vendimi është “një mesazh i qartë shprese për popujt e tyre dhe për kontinentin tonë”.

This is a victory for Ukraine. A victory for all of Europe. A victory that motivates, inspires, and strengthens. https://t.co/zk44CeL5Ui

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 14, 2023

Reagimi i fortë i Viktor Orbanit u kritikua

Njoftimi i Charles Michel do të thotë se qëndrimi i fortë i kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili ishte kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe kërcënohej me bllokadë, është përmbysur.

Volodymyr Zelensky përshëndeti triumfalisht njoftimin e Charles Michel, duke shkruar në X: “Është një fitore për Ukrainën. Fitore për të gjithë Evropën. Një fitore që motivon, frymëzon dhe forcon”.

Më herët, Volodymyr Zelensky, i cili bëri një vizitë të papritur në Frankfurt pasdite, foli me liderët evropianë. Presidenti ukrainas këmbënguli se Kievi ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga BE për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Ne kemi miratuar ligjet bazë. Të gjithë dhe e theksoj, të gjithë e dinë shumë mirë që ne kemi përmbushur çdo detyrim”, theksoi ai në një mesazh në rrjetet sociale, duke “treguar” Viktor Orbanin.

“Nuk kam dëgjuar asnjë kundërargument se pse nuk duhet të zbatojmë planin që është rënë dakord nga e gjithë Evropa. E gjithë Evropa”, shtoi Zelensky.

Etiketa: bosnje hercegovinaGjeorgjiamoldaviaukraina

Lajme të lidhura

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji
Breaking Views

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Para
Fifi reagon ashpër ndaj Xhulit pas deklaratës për DWTS: Mjaft me…

Fifi reagon ashpër ndaj Xhulit pas deklaratës për DWTS: Mjaft me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com