GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Samiti i BE, analiza: A do të bllokojë Orban ndihmat për…

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Samiti i BE, analiza: A do të bllokojë Orban ndihmat për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE takohen në Bruksel të enjten në një samit të posaçëm për t’i dhënë dritën jeshile ndihmave për Ukrainën. Deri më tani ato janë bllokuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Bëhet fjalë për një paketë ndihme të BE prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën për katër vitet e ardhshme. Me këtë BE kërkon të shpëtojë nga kolapsi ekonomik Ukrainën e sulmuar nga Rusia. Në dhjetor kryeministri hungarez, Viktor Orban pengoi me veton e tij një vendim të samitit të BE për ndihmat e Ukrainës. Në samitin e së enjtes (01.02.) të 26 krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive të BE shpresojnë që Orban të hapë rrugë. Para samitit, kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur, se do të punojë shumë për të arritur një ujdi për ndihmat për Ukrainën.

Publikisht Viktor Orban ka argumentuar, se BE në vend që të dërgojë më shumë para në Ukrainë duke financuar me këtë luftën, BE duhet të angazhohet t’i japë fund asaj. Por në Bruksel dihej, se Orban i përdorte më shumë ndihmat për Ukrainën si mjet presioni. Ai synonte të merrte paratë e bllokuara nga BE për Hungarinë. Këtë strategji madje Orban e pohoi pjesërisht. Madje me sukses. Vetëm një ditë para samitit të fundit, Komisioni Europian dha dritën jeshile për 10 miliardat për Hungarinë, fonde që ishin bllokuar për shkak të problemeve me shtetin ligjor në Hungari. Por kjo nuk i mjaftoi Orbanit, që vazhdoi të bllokojë samitin në dhjetor. Vetëm për të marrë Ukraina dritën jeshile për çeljen e negociatave me BE, Orban jodrejtpërdrejt lëshoi pe në samitin e dhjetorit. Ishte një truk diplomatik. Viktor Orban u largua në momentin e votimit nga salla. Kancelari gjerman atëherë pranoi, se kjo masë vlen vetëm për momente të caktuara, dhe nuk është procedurë standarde e BE.
Kushti i ri i Viktor Orban për ndihmat për Ukrainën

Por për 50 miliardat për Ukrainën nuk mjafton një manovër e tillë. Për këtë nevojiten të 27 vendet anëtare të BE që të jenë të gatshme për ofrimin e tyre. Nëse Orban i qëndron bllokadës, ka dy mundësi. 26 vendet anëtare të BE vendosin për të ofruar ndihmat për Ukrainën, por në një procedurë të komplikuar jashtë buxhetit të BE. Një procedurë e tillë do të merrte shumë kohë. Mënyra tjetër: Të 26 vendet anëtare pranojnë kushtin e ri të Orbanit. Sipas kryeministrit hungarez, ndihmat për Ukrainën mund të jepen, por për to duhet vendosur çdo vit. Kjo do t’i mundësonte Orbanit të vendoste veton çdo vit, kur të flitej për to. Ka edhe një mënyrë të fundit, masa më ekstreme për të mënjanuar bllokadën e Orbanit për ndihmat. Të 26 vendet anëtare të BE do t’i hiqnin Hungarisë në një reast të tillë të drejtën e votës, një shfuqizim i tillë në nivel të BE do të bëhej për herë të parë në historinë e unionit. Por shumë vende e shohin me skepticizëm një hap të tillë.
Gjermania kërkon më shumë ndihma nga vendet e BE për Ukrainën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në këtë samit pritet të kërkojë nga partnerët e tjerë në BE të rrisin ndihmat e tyre ushtarake për Ukrainën. Para samitit Scholz ka theksuar se vendet europiane duhet të forcojnë përpjekjet e tyre, dhe se nuk mund të varet gjithçka vetëm nga Gjermania. “Nëse ne do të ishim ata që duhet ta bëjmë këtë kryesisht, nuk do të ishte mirë për Ukrainën.” Gjermania i ka premtuar Kievit për këtë vit rreth 7 miliardë euro ndihma, dhe sipas Scholz Gjermania ndodhet në krye të listës së ndihmave ushtarake në BE. Tre ekonomitë më të fuqishmë të BE pas Gjermanisë, Franca, Italia Spanja janë më të rezervuara në drejtim të ndihmave ushtarake për Ukrainën. Të treja të marra së bashku arrijnë vetëm një pjesë të vogël të ndihmës ushtarake krahasuar me Gjermaninë. Sipas Institutit të Kielit për Ekonominë botërore ifw, Gjermania që nga fillimi i luftës në shkurt 2022 i ka ofruar Ukrainës ndihma në vlerë prej 17,1 miliardë euro. Shumë më mbrapa qëndron Spanja me më pak se 1 miliardë euro, (0,9), Italia me 0,7 miliardë dhe Franca me 0,5 miliardë euro./DW

 

Etiketa: BEorbansamit

Lajme të lidhura

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut
Botë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës rritet përsëri

09:27 - 11/05/26
Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe
Botë

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe

15:35 - 09/05/26
Para
Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët protestojnë: Firma ka…

Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët protestojnë: Firma ka…

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Po shkatërrohet bregdeti’/ Flet gjyqtari i njohur belg: Mafia po i pastron paratë në hotelet e Shqipërisë
Aktualitet

‘Po shkatërrohet bregdeti’/ Flet gjyqtari i njohur belg: Mafia po i pastron paratë në hotelet e Shqipërisë

10:10 - 13/05/26

Magjistrati i njohur belg, Michel Claise, ka folur sërish për mediat në lidhje me mafien shqiptare. Gjatë një interviste, ai tha...

Lexo më shumë
Pa leje ndërtimi dhe çertifikatë banimi, konfiskohet një pallat 12-katësh në Tiranë

Pa leje ndërtimi dhe çertifikatë banimi, konfiskohet një pallat 12-katësh në Tiranë

09:42 - 13/05/26
Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme

09:30 - 13/05/26
Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

09:13 - 13/05/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 29-vjeçari (Emri)

09:06 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com