GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Samiti i BE/ Policia “blindon” Tiranën, ja rrugët që do bllokohen

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Samiti i BE/ Policia “blindon” Tiranën, ja rrugët që do bllokohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me rastin e samitit të liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor, Policia e Shtetit ka marrë disa masa paraprake. Me anë të një deklarate për mediat, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, drejtuesi i Lartë Rebani Jaupi, ka bërë të ditur me detaje planin e masave të ndërmarra nga ana e policisë, ku përfshihet edhe bllokimi i një disa rrugëve në kryeqytet. Bllokimet e rrugëve do të nisin që në orën 14:00 të datës 5 dhjetor dhe do të jenë në fuqi deri në përfundimin e samitit.

PERIMETRI I SIGURISË:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;

-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;

-Rruga “Dervish Hima”;

-Rruga “Asim Zeneli”;

-Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;

-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.

-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;

-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;

-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;

-Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.

Në këto akse rrugore do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa do të lejohet vetëm levizja e qytetarëve që janë banorë, brenda perimetrit të sigurisë.

Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;

Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti” deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Masat e planifikuara nga Policia e Shtetit, për këtë aktivitet të rëndësishëm konsistojnë në disa plane, konkretisht:

Garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit.

Organizimin e shërbimeve policore për sigurimin e të gjithë perimetrit të sigurisë së Samitit.

Sigurimin e delegacioneve përgjatë gjithë rrugëkalimit, nga Rinasi për në Tiranë.

Eskortimin e delegacioneve nga aeroporti i Rinasit, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Rinas.

Eskortimi i delegacioneve nga PKK Morinë, Kukës, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Morinë, Kukës.

Eskortimi i delegacioneve nga PKK Hani i Hotit, Shkodër, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Hani i Hotit, Shkodër.

Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës.

Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, etj.

Gjithashtu, për të mos krijuar pengesa në mbarëvajtjen e institucioneve që janë brenda perimetrit të sigurisë të këtij Samiti, si dhe të banorëve rezidëntë në perimetrin e sigurisë, sqarojmë se:

– Hyrja e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Themistokli Germenji”;

– Hyrja e punonjësve të AKSHI-së, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Jul Variboba”;

– Hyrja e punonjësve të Kryeministrisë, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës së “Elbasanit”;

– Hyrja e punonjësve të Kryesisë së Kuvendit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës “Ibrahim Rugova”;

– Hyrja e studentëve, do të bëhet në këmbë, nga rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi “Shopen” – rruga “Lek Dukagjini” – Universitet;

– Hyrja e gazetarëve vendas dhe të huaj të ftuar në samit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, në drejtim të pallatit të Kongreseve.

Etiketa: Policia e ShtetitrrugeTirane

Lajme të lidhura

Dosja “Metamorfoza”, GJKKO dënon Pëllumb Gjokën dhe Ardrit Hasanbegajn
Aktualitet

Dosja “Metamorfoza”, GJKKO dënon Pëllumb Gjokën dhe Ardrit Hasanbegajn

17:59 - 18/06/26
Vetëdorëzohet Rama, SPAK e akuzon për pastrim parash të grupit kriminal
Aktualitet

Vetëdorëzohet Rama, SPAK e akuzon për pastrim parash të grupit kriminal

17:33 - 18/06/26
Aksident në Elbasan, autobusi përplaset me tabelën e karburantit
Aktualitet

Aksident në Elbasan, autobusi përplaset me tabelën e karburantit

14:25 - 18/06/26
Para
Deklaratat e Vuçiçit për Kurtin, vjen thirrja e BE

Deklaratat e Vuçiçit për Kurtin, vjen thirrja e BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meksika fiton kundër Koresë së Jugut dhe siguron kualifikimin në 1/16-at e Botërorit
Sport

Meksika fiton kundër Koresë së Jugut dhe siguron kualifikimin në 1/16-at e Botërorit

07:57 - 19/06/26

Meksika është bërë kombëtarja e parë që siguron kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026. Një...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Qershor 2026

07:41 - 19/06/26
Parashikimi i motit për sot, 27 Maj 2026

Parashikimi motit për ditën e sotme, 19 Qershor 2026

07:40 - 19/06/26
Zvicra mund Bosnjën që mbeti me 10 lojtarë, shënon edhe Xhaka

Zvicra mund Bosnjën që mbeti me 10 lojtarë, shënon edhe Xhaka

23:08 - 18/06/26
Arbër Abazi, 2 tendera, 2 miliardë lekë në 1 ditë! “Alko” përballë 2 konkurrentëve fiktivë në Cërrik, firmos kryetari i PS-së

Arbër Abazi, 2 tendera, 2 miliardë lekë në 1 ditë! “Alko” përballë 2 konkurrentëve fiktivë në Cërrik, firmos kryetari i PS-së

22:34 - 18/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet giriş