GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Samiti i BE-së, solidaritet i fortë për Ukrainën

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Samiti i BE-së, solidaritet i fortë për Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fjalë shumë emocionale për presidentin ukrainas në Bruksel. Por premtimet konkrete me kursim. A ia vlejti për Volodymyr Zelenskin përpjekja në Bruksel?

Veshja e thjeshtë me një bluzë ngjyrë të errët pambuku e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski gjatë paraqitjeve në Bruksel, bënte të qartë se cili është qëllimi i vizitës së tij. Bluza mbante stampën “United24”. Kjo është një tregues për faqen e internetit, përmes së cilës Zelenski personalisht që nga maji i vitit të kaluar përpiqet të mbledhë donacione dhe mbështetje për luftën mbrojtëse të Ukrainës ndaj sulmit rus. Vizita në Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian, pra në raundin e samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, shërben për të kërkuar më shumë ndihma e mbështetje europiane për vendin e tij.

“Vijmë në shtëpi”

“Ukraina do të jetë anëtare e Bashkimit Europian, një Ukrainë fitimtare”, tha Volodymyr Zelenski në pultin e referuesit përpara Parlamentit Europian. Kjo do të ishte edhe një fitim për BE-në, sipas tij. Përpara sallës plenare të mbushur plot në Bruksel presidenti ukrainas u përbetua, se do të mbrojë vlerat e përbashkëta europiane ndaj diktatorit rus, që do t’i shkatërrojë këto vlera. “Kjo është Europa jonë. Kjo është mënyra jonë e jetesës. Për Ukrainën kjo është sikur të vijë në shtëpi”, bëri thirrje Zelenski para eurodeputetëve duke iu referuar bisedimeve për anëtarësim me BE-në.

Natyrisht presidenti ukrainas falenderoi deputetët dhe jo vetëm ata, por të gjitha qeveritë europiane dhe njerëzit europianë për mbështetjen unikale dhe historike ndaj shtetit të sulmuar. Fjalimi i tij u ndërpre e u shoqërua vazhdimisht me duartrokitje frenetike për minuta të tëra nga parlamentarët. “këto duartrokitje nuk më takojnë mua, por juve të gjithëve”, tha Zelenski i emocionuar dhe me këtë kishte parasysh të gjithë europianet dhe europianët. “Europa do të ekzistojë për aq kohë sa ne do të qendrojmë bashkë”, tha Zelenski.

Shumë simbole

Presidenti përsëriti fare shkurt kërkesën e tij të parashtruar gjatë vizitës në Londër për avionë luftarakë dhe raketa me rreze më të gjatë veprimi. Kërkesat konkrete ai nuk i bëri publikisht. Edhe sa i përket dëshirës së vendit të tij për një anëtarësim të shpejtë në BE ai nuk u shpreh me ndonjë theks të veçantë duke mbetur me gjeste simbolike. Me presidenten e Parlamentit të BE-së, Roberta Metsola ai mbajti një flamur të madh të Europës. Bashkarisht u këndua himni i Europës në sallën plenare. Volodymyr Zelenski mbajti dorën e djathtë në zemër dhe këndoi himnin gjithashtu.

Roberta Metsola vlerësoi në mbyllje forcën drejtuese të të mikut të ftuar si një frymëzim për popullin e tij dhe për të gjithë botën. Ajo tha, se vendi i Ukrainës është në BE. Ajo shprehu atë, që Volodymir Zelenski nuk e tha në mënyrë eksplicite. Sakrificat e Ukrainës duhet të vlerësohen me vepra të europianëve, tha Metsola, e kjo “me një proces sa më të shpejtë anëtarësimi në BE, me më shumë ndihmë ushtarake. Hapi tjetër për vendet anëtare: Ato duhet të furnizojnë raketa me rreze më të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë.”

Asnjë premtim konkret

Kërkesën e presidentes së Parlamentit të BE-së e dëgjuan krerët e 27 vendeve anëtare, por ata nuk dhanë premtime konkrete në samitin që vazhdoi pasdite. I pyetur nga reporterët lidhur me konsultime e zhvilluara, presidenti ukrainas tha, se është mirënjohës për garancitë, që BE do të qendrojë në krah të Ukrainës, derisa ajo të jetë fituese. Por do të flitet për avionët luftarakë. Puna po vazhdon. Nuk mund të flasë hapur për gjithçka, sepse Rusia dëgjon, u shpreh Zelenski para gazetarëve. “Nuk kam marrë premtime konkrete, që të duhej të vendosnim tani për vendime praktike”, tha Zelenski. “Por unë mund ta përballoj, të kthehem në shtëpi pa premtime konkrete.”/DW

 

Etiketa: SamitiUkraine

Lajme të lidhura

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein
Botë

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona
Botë

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”
Botë

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Para
Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë

Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Aktualitet

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26

Vrasja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Dukagjinit po hetohet nga autoritetet, të cilat kanë përqendruar vëmendjen te një...

Lexo më shumë
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com