GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Samiti i NATO-s, Soltenberg: Kemi rënë dakord ta ‘blindojmë’ lindjen e Evropës

19:24 - 23/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po rrit aftësinë bërthamore”, NATO: Kina, fuqi globale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e nesërme pritet që të mbahet samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s. Aleanca ushtarake do të njoftojë vendosjen e katër grupeve të reja beteje të NATO-s në Evropën Lindore – në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se kjo përbën një rritje të madhe të pranisë së aleancës ushtarake në rajon, duke dyfishuar numrin ekzistues të grupeve luftarake.

“Unë pres që liderët të bien dakord për të forcuar qëndrimin e NATO-s në të gjitha fushat me rritje të madhe të forcave në pjesën lindore të aleancës, në tokë, në ajër dhe në det. Hapi i parë është vendosja e katër grupeve të reja të betejës së NATO-s në Bullgari , Hungari, Rumani dhe Sllovaki. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka mundemi për të mbështetur Ukrainën, por NATO ka përgjegjësi për të siguruar që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës” – tha ai.

Stolteberg foli edhe rrezikun e përdorimit të armëve kimike nga Rusia, duke thënë se do të “ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit” në Ukrainë.

“Nesër, pres që aleatët të bien dakord të ofrojnë mbështetje shtesë, duke përfshirë ndihmën për sigurinë kibernetike, si dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën, për ta mbrojtur kundër kërcënimeve kimike, biologjike dhe radiologjike dhe bërthamore. Unë pres që liderët t’i bëjnë thirrje Kinës që të përmbushë përgjegjësitë e saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të përmbahet nga mbështetja e përpjekjeve luftarake të Rusisë dhe t’i bashkohet pjesës tjetër të botës në thirrjen për një fund të menjëhershëm dhe paqësor të kësaj lufte” – tha ai.

Presidenti Zelensky nga ana tjetër përdori fjalimin e tij në parlamentin japonez për të paralajmëruar për rreziqet me të cilat përballej vendi i tij nga sulmet ruse ndaj centraleve bërthamore. Ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden, para se të nisej nga Uashingtoni për në Europë tha se kërcënimi i përdorimit të armëve kimike nga Rusia ndaj Ukrainës ishte “real” .

 

 

Etiketa: DakordEvropeJens StoltenberglindjaNATOSamiti

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Takimi i Astritit me Alesjan, acaron Rrushen: Shkon direkt…

Takimi i Astritit me Alesjan, acaron Rrushen: Shkon direkt...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com