GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Samiti i OSBE-së në Shkup, nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov

08:13 - 30/11/23
në Botë, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Samiti i OSBE-së në Shkup, nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe nevoja për një organizatë funksionale në kohë konflikti dhe rritje të tensioneve kanë qenë tema kryesore, për të cilat është diskutuar në darkën joformale në kuadrin e hapjes së samitit të OSBE-së. Të pranishëm ishin sekretari i shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell, ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe dhe vendeve partnere nga Mesdheu, Lindja e Afërt dhe Azia. Në darkë mungoi ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, pasi delegacioni i Rusisënë Shkup mbërriti të mërkurën (29.11.2023) vonë në mbrëmje.

Blinken: Mbështesim forcimin e demokracisë

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në kuadër të samitit takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe forcimin e Institucioneve demokratike.

“Ne fuqishëm mbështesim integrimin tuaj euroatlantik, mbështesim punën për forcimin e institucioneve tuaja demokratike, mbështesim punën që bëni për diversifikimin e energjisë së rajonit dhe më gjerë që do të ketë ndikim të madh. Në gjithë këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen e SHBA-së si partner i fuqishëm. Kjo është një ndër arsyet përse jam këtu sonte, jo vetëm për OSBE-në, por edhe për Maqedoninë e Veriut dhe të tregoj se sa e vlerësojmë partneritetin që e kemi”, theksoi Blinken.

Osmani: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës

Kryesuesi i OSBE-sëdhe Ministri i Punëve të Jashtme Osmani në takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit Blinken, kanë dënuar fuqishëm agresionin ushtarak rus dhe shprehën mbështetje të fuqishme për popullin ukrainas.

“Si partnerë strategjikë dhe aleatë të NATO-s, qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen për Ukrainën dhe mbrojtjen e vlerave dhe parimeve demokratike. Dënojmë fuqishëm agresionin ushtarak rus, i cili paraqet sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në botë”, u shpreh Osmani.

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov duhet të dëgjojë nga pjesëmarrësit në Samitin e Shkupit se pse Rusia është e izoluar dhe e sanksionuar .Nga Shkupi duhet t’ia përcjellim mesazhet Kremlinit, tha diplomati europian Josep Borell.

“Ky është një rast i mirë që Lavrov të dëgjojë se pse Rusia është dënuar dhe izoluar, dhe më pas ai do të mundë të kthehet në Kremlin dhe t’i thotë kreut të Kremlinit se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë”, deklaroi Borrell.

Borrell tha, se i kupton vendet si Ukraina, Estonia, Letonia , Lituania dhe Polonia, të cilat vendosën ta bojkotojnë Samitin për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit, por ai e kupton edhe Shkupin për vendimin për ta mundësuar pjesëmarrjen e tij.

“Unë e kuptoj që disa vende pjesëmarrëse nuk ishin të kënaqura me vendimin tuaj për të marrë pjesë ministri Lavrov, e kuptoj, sepse me luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës, ajo po minon të njëjtat parime të OSBE-së dhe po i shkel ligjet, dhe për këtë arsye po përballet me sanksione ndërkombëtare dhe izolim. Megjithatë, vendimi i Shkupit për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit është në përputhje me qëllimin tonë të përbashkët për të mbajtur gjallë multilateralizmin”, theksoi Borrell.

Burime diplomatike në Shkup bëjnë me dije se delegacioni rus në Samitin e OSBE-së do të ketë deri 85 persona, përfshirë mjekun personal të ministrit të Jashtëm, zëvendësin e tij Aleksandr Grushko, zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, personelin e sigurisë dhe 24 gazetarë rusë.

Ministrat pjesëmarrës në Samitin e Shkupit njëzëri dënojnë Rusinë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Berbok, deklaroi, se po udhëton për në Shkup që t’i kundërvihet “çmendurisë imperialiste ruse”, duke shtuar se Evropës i duhet më shumë bashkëpunim dhe siguri. Ajo theksoi, se i kupton vendet baltike dhe Ukrainën për problemin që e kanë të ulen në të njëjtën tavolinë me Lavrovin, por edhe shtoi se ka për qëllim që të bëjë gjithçka që është e nevojshme që ta pengojë Rusinë që ta shkatërrojë OSBE-në.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës Elina Valtonen vlerëson se Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup do të jetë mundësi që vendet ta tregojnë mbështetjen për Ukrainën dhe ta dënojnë agresionin ushtarak të Rusisë. Ajo theksoi se Rusia me këtë luftë i ka shkelur parimet themelore të përbashkëta, në bazë të së cilës bazohet OSBE-ja.

Nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov

Sekretari i departamentit amerikan Blinken pas darkës u largua nga Shkupi për të udhëtuar për në Izrael. Nga Shkupi u largua edhe kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell. Kjo nënkupton se në Samitin e OSBE-së në Shkup nuk do të ketë takime të drejtpërdrejta midis Blinken, Borrell dhe ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov./ DW

Etiketa: OSBEsamit

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Para
Shpërdorim detyre/ Ministri francez i Drejtësisë, para drejtësisë

Shpërdorim detyre/ Ministri francez i Drejtësisë, para drejtësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com