GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Samiti i Sllovenisë: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, por “detyrat e shtëpisë” ende të pabëra

në Botë, KRYESORE
Kohë leximi: 5 min
A A
Samiti i Sllovenisë: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, por “detyrat e shtëpisë” ende të pabëra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Samiti BE-Ballkan Perëndimor u zhvillua në Brdo Kranju të Sllovenisë, ku udhëheqësit e BE-së diskutuan rreth procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, investimeve rajonale, sigurisë dhe rimëkëmbjes së përbashkët ekonomike nga pandemia e koronavirusit.

Pas përfundimit të takimit, drejtuesit kryesorë të Bashkimit Europian dolën në një konferencë të përbashkët për mediat. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen, u shpreh se BE ka treguar mungesa në procesin e integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjë që e kishte vënë re gjatë udhëtimit të saj disa ditë më parë në 6 vendet e rajonit. Po ashtu, ajo foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se dialogu është shumë i rëndësishëm për BE-në.

“BE duhet të bëjë më shumë. Ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga Komisioni Evropian për çështjet kryesore, që është edhe çështja bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë. Shpresoj që ata ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem dhe të ecin përpara. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat, vlen për t’u përmendur pasi është një marrëveshje që u arrit me ndërmjetësimin e BE. Kjo është një shembull për gjithë rajonin. Treguam dëshirën tonë për të gjetur zgjidhje, edhe në situata të vështira si këto. Situata ishte e tensionuar,”-tha ajo ndër të tjera.

Ajo gjithashtu foli mbi krizën energjetike. Ajo tha se kriza do të prekë shumë vende në botë dhe të gjitha duhet të përgatiten për këtë. Ndërsa shtoi se BE po përgatit kushtet për të përballuar këtë krizë.

“Më parë mund të ketë pasur afate kohore për vende të caktuara, por hapat e parë drejt zgjerimit si një prioritet kyç do të ishte që të vendosej një afat kohor. Ne e bëmë një hap të tillë disa vite më parë. E përmendëm perspektivën Evropiane të këtyre vendeve, e kemi përmendur gjithmonë. Të gjithë do ta ndjejnë pasojën e krizës energjetike. Ky është një debat i gjerë që ne do e ndjekim dhe do të diskutojmë në lidhje me këtë deri në samitet e ardhshme. Në 2008-2009 nisën të ndiheshin një krizë e tillë, çka ndikon dhe në sektorët e tjerë të ekonomisë. Kjo solli recesion në shumë vende dhe kjo është një shenjë paralajmërimi. Po përgatiten masa në lidhje me këtë dhe do të miratohen në një kohë tjetër. Është e rëndësishme të kujtojmë që rritja e çmimeve të energjisë është fenomen global. Për shkak të pandemisë edhe vitin e kaluar kanë qenë më të ulëta në krahasim me vitet e tjera. Patjetër që tashmë janë dhe efektet e saj ” – tha Von der Leyen.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e filloi konferencën me theksimin se vlerat themelore, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit janë në ADN -në evropiane. Ai e përshkroi debatin si të gjallë dhe pasionant, dhe në lidhje me çështjen e pakicave dhe trajtimin e tyre në vende të ndryshme. Ai gjithashtu deklaroi se vendet duhet të punojnë për bashkëpunimet ekonomike ku sipas tij inovacionet teknologjike janë me shumë rëndësi.

“Këto gjithashtu duhet të jenë zgjedhja për qeverinë e Ballkanit Perëndimor. Ka një diskutim të vazhdueshëm midis 27 për kapacitetin tonë për të pranuar të ardhmen e Evropës, ne duhet të punojmë më tej. Të punojmë lidhur me bashkëpunimet ekonomike. Inovacionet teknologjike janë me shume rëndësi. Kemi treguar angazhim për të punuar me NATO-n. Jemi përballur me probleme gjeopolitike, por do të shohim se si do të ecim përpara me këto. Aleancat janë të forta. Ashtu siç është dhe me SHBA-në” – tha Michel.

Ndërsa kryeministri i Sllovenisë, vendit i cili aktualisht udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian, Janez Jansha e ka theksuar zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë si dhe mes Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë, si ngjarje në mesin e proceseve që tha se duhet të shkojnë paralel gjatë dekadës. Më tej ai u shpreh se ishte e qartë se BE-ja po tregon hapa konkretë. Kryeministri slloven pranoi se vendi që ai udhëheq donte të fuste një datë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por kjo nuk u miratua.

“Pas debatit, një gjë është e qartë: nëse duam që kjo perspektivë evropiane të materializohet dhe nëse duam të jetë e prekshme për qytetarët dhe stimulim si reformë, tri procese gjatë dekadës në vijim duhet të shkojnë krah për krah me njëra-tjetrën. E para, institucionet evropiane duhet t’i zbatojnë disa procese që të jenë efikase, pra nëse ndodhë zgjerimi: disa çështje të hapura duhet të zgjidhen, p.sh. mes Serbisë dhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por procesi i negocimit duhet të vazhdojë. Nuk është sekret se gjatë përgatitjes së deklaratës së Bërdos, Sllovenia deshi ta theksojë një orar për zgjerimit. Ky orar nuk është pjesë e deklaratës, por ishte pjesë e një diskutimi të gjatë” – tha ai.

Ndërkohë që kancelarja gjermane Angela Merkel foli hapur duke hedhur poshtë thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në një prononcim për gazetarët pas Samitit të Brdosë, Merkel tha se caktimi i një date do të shkaktonte presion tek Bashkimi Evropian. Sipas saj pasi të plotësohen të gjitha kushtet, do të diskutohet sërish për Integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 

“Unë nuk besoj vërtet në përcaktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet”, u tha Merkel gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni. Një afat do ta vendoste BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku prej 27 vendesh apo jo,”- tha Merkel ndër të tjera. 

Reformimi i Bashkimit, reformat e brendshme në Ballkanin Perëndimor dhe zgjidhja e çështjeve dypalëshe janë tre proceset që duhet të ecin paralelisht në dekadën e ardhshme.

Kjo është e disata herë që BE i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor me të njëjtën arsye, “detyrat e shtëpisë” ende të pa bëra.

Etiketa: Ballkani PerendimorBESamitiSlloveni

Lajme të lidhura

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Para
Fshehu të ardhurat, nisin hetimet ndaj lojtarit argjentinas

Fshehu të ardhurat, nisin hetimet ndaj lojtarit argjentinas

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibomimajbet girişJojobet