GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Samiti për klimën, çështja për qymyrin mbetet ende në tryezë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Samiti për klimën, çështja për qymyrin mbetet ende në tryezë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupet negociatore, pjesmarrën në samitin e OKB-së për klimën, diskutuan të shtunën rreth propozimeve e reja që do të çojnë në nënshkrimin e një marrëveshjeje, që mund të thuhet me siguri, se do të avancojë përpjekjet në mbarë botën për të trajtuar çështjen e ngrohjes globale.

Pas përpjekjesh diplomatike mes palëve edhe pas afatit zyrtar që përfundoi të premten në mbrëmje, zyrtarët britanikë që kryesuan bisedimet në Glasgou të Skocisë, publikuan një projektmarrëveshje.

I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry dhe homologu i tij kinez, Xie Zhenhua, treguan një optimizëm të kujdesshëm të premten në mbrëmje lidhur me negociatat në vazhdim.

Në një propozim të paraqitur më parë përfshihet një gjuhë e diskutueshme në marrëveshje, duke u bërë thirrje vendeve, që të përshpejtojnë heqjen nga përdorimi të qymyrit, nëse ai nuk shoqërohet me teknologji që neutralizon gazet e dëmshme. Po kështu në projektpropozim bëhej thirrje për ndaljen e subvencioneve joefikase për lëndët djegëse fosile.

Por në një shtesë të re që iu bë teksit të marrëveshjes, thuhet se vendet do të njohin “nevojën për mbështetje drejt një tranzicioni të drejtë”, një referencë ndaj thirrjeve të përfaqësuesve të industrisë së karburanteve fosile, për mbështetje financiare, në kushtet kur do t’u duhet të mbyllin vende pune e biznese.

Alok Sharma, zyrtari britanik që kryesonte bisedimet, tha se shpresonte se vendet do të arrinin një marrëveshje ambicioze në Glasgou.

Disa përfaqësues organizatash thanë se propozimet aktuale nuk ishin mjaftueshëm të forta.

“Këtu në Glasgou, vendet më të varfra të botës rrezikojnë të largohen nga vëmendja, por orët e ardhshme mund dhe duhet të ndryshojnë kursin në të cilin ndodhemi”, tha këshilltarja e lartë e politikave në organizatën Oxfam, Tracy Carty. “Ajo çka është aktualisht në tavolinë nuk është mjaft e mirë”, shtoi ajo.

Por mundësia e përmendjes së lëndëve djegëse fosile në mënyrë qartë, dhe për herë të parë në një vendim që do të dalë nga Konferenca vjetore e OKB-së mbi klimën, është pritur mirë nga disa ambientalistë.

“Është e dobët dhe e komprometuar, por ne e shohim atë si një urë, një përparim disi”, tha Drejtoresha Ekzekutive e Greenpeace, Jennifer Morgan.

Në samit pati debate në çështjen e mbështetjes financiare të kërkuar nga vendet e varfra, kryesisht për ndikimet katastrofike të ndryshimeve klimatike që ato do të pësojnë gjithnjë e më shumë në të ardhmen. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dy nga emetuesit më të mëdhenj të dioksidit të karbonit në botë, vazhdojnë të kenë rezerva të thella mbi këtë çështje. /VOA

Etiketa: okbqymyriSamiti per klimen

Lajme të lidhura

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Para
Muri në Paris shfaq 300 mënyra të ndryshme për të thënë “Të dua”

Muri në Paris shfaq 300 mënyra të ndryshme për të thënë "Të dua"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran
Sport

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26

Përballja me San Marinon nuk është vetëm një sfidë për tri pikët. Gjashtë lojtarë të Shqipërisë duhet të bëjnë kujdes,...

Lexo më shumë
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:25 - 06/10/26
Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim

Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim

14:08 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com