GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sanksione nga SHBA, heshtje nga SPAK: A po hetohet Luftar Hysa?

12:29 - 29/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Sanksione nga SHBA, heshtje nga SPAK: A po hetohet Luftar Hysa?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti Amerikan i Thesarit goditi Luftar Hysën dhe familjarët e tij, duke i sanksionuar me dyshimin  dyshime se pastronin paratë e kartelit meksikan të drogës “Sinaloa”, një pjesë e të cilave mund të kenë përfunduar edhe në Shqipëri. SPAK, në përgjigje të interesit të “Ora News”, nëse ka nisur një hetim pasuror, tha se në këtë fazë nuk ka asgjë për të komunikuar me publikun

Një vendim i Departamentit Amerikan të Thesarit më 13 Nëntor të këtij viti që sanksionoi Luftar Hysën, familjarët e tij dhe bizneset e lidhura me ta me akuza se kanë pastruar paratë e kartelit të drogës Sinaloa, shfaqi qartë pa hije personazhin që mes Amerikës së largët e Shqipërisë shfaqej si investitor.

Në thelb, vendimi i Thesarit e deklaron Luftar Hysën dhe familjarët e tij “Non Grata” dhe i bllokon asetet duke goditur rrjedhën financiare ndërkombëtare të supozuar të grupit, në veprimtarinë e dyshuar të pastrimit të parave të drogës një pjesë e të cilave mendohet se mund të jetë investuar edhe në Shqipëri.

“Ora News” iu drejtua Prokurorisë së Posaçme për të pyetur nëse kjo Strukturë ka nisur një hetim pasuror ndaj Luftar Hysës dhe familjarëve të tij pas vendimit të Autoriteteve Amerikane

Në përgjigje zyrtare, SPAK bëri të ditur se në këtë fazë nuk ka asgjë për të komunikuar.

Veç luftar Hysës, Departamenti Amerikan i Thesarit sanksionoi edhe disa anëtarë të tjerë të familjes me origjinë shqiptarë me veprimtari mes Kanadasë e Meksikës, mes të cilëve Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysën dhe një numër kompanish të lidhura me ta, me akuzën se përdornin kazinotë, restorantet dhe bizneset e tyre në Meksikë si fasade për të pastruar paratë e kartelit të drogës Sinaloa.

Sipas autoriteteve amerikane, vëllezërit Hysa dhe nipi i tyre kanë bashkëpunuar me një shtetas amerikan në skema pastrimi parash, përfshirë transportimin e shumave të mëdha të të ardhurave në cash nga Meksika drejt SHBA, ku kompania e partnerit amerikan është përdorur për pastrimin e fondeve.

Karteli Sinaloa është një nga organizatat më të mëdha dhe më të rrezikshme të trafikut të drogës në botë i krijuar në vitet ’80-të dhe që u bë i njohur ndërkombëtarisht për prodhimin dhe trafikun e kokainës, heroinës, metamfetaminës dhe marihuanës drejt SHBA-ve dhe më tej.

Lideri më i famshëm ka qenë Joaquín “El Chapo” Guzmán, i cili tani është i dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA.

Karteli përdor rrjete kriminale, korrupsion dhe dhunë për të ruajtur territorin dhe aktivitetet e tij.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Berisha nuk është kryetar i PD qysh nga fundi i majit”, Salianji: Me një padi…
Breaking Views

“Berisha nuk është kryetar i PD qysh nga fundi i majit”, Salianji: Me një padi…

23:21 - 20/04/26
Salianji: Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin
Breaking Views

Salianji: Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin

22:19 - 20/04/26
Llogaritë e FINAL 4/ Elbasani siguroi fitore, por “humbi” 1 pikë, “matematika” që mban Dinamon në lojë
Breaking Views

Llogaritë e FINAL 4/ Elbasani siguroi fitore, por “humbi” 1 pikë, “matematika” që mban Dinamon në lojë

22:04 - 20/04/26
Para
A do të largohesh nga drejtimi i PD? Berisha: Strukturat e partisë zgjidhen me votë

A do të largohesh nga drejtimi i PD? Berisha: Strukturat e partisë zgjidhen me votë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Prill 2026

07:45 - 21/04/26

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ftohet shume gjate kësaj dite. Do i qëndroni larg njeri-tjetrit dhe do jeni gjithë...

Lexo më shumë
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 21 Prill 2026

07:32 - 21/04/26
“Berisha nuk është kryetar i PD qysh nga fundi i majit”, Salianji: Me një padi…

“Berisha nuk është kryetar i PD qysh nga fundi i majit”, Salianji: Me një padi…

23:21 - 20/04/26
Salianji: Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin

Salianji: Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin

22:19 - 20/04/26
Llogaritë e FINAL 4/ Elbasani siguroi fitore, por “humbi” 1 pikë, “matematika” që mban Dinamon në lojë

Llogaritë e FINAL 4/ Elbasani siguroi fitore, por “humbi” 1 pikë, “matematika” që mban Dinamon në lojë

22:04 - 20/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com