GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, ishulli kthehet në fantazmë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, ishulli kthehet në fantazmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa ishulli i Santorinit dhe rrethinat janë kthyer në ‘qytete fantazmë’, një tërmet i shkallës 5,2 ballë e shkundi tokën mbrëmjen e sotme (5 Shkurt).

Lëkundjet u regjistruan rreth orës 21:00 me atë lokale në Greqi. Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar deri më tani në rajon.

Zgjidhja e rishikuar i referohet një thellësie fokale prej 11.2 kilometrash, 16 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kretë.

Për një ditë tjetër, të enjten, më 6 shkurt, shkollat fillore dhe të mesme në Mykonos do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të aktivitetit sizmik të vazhdueshëm në zonën e gjerë të Santorinit. Strukturat e arsimit parashkollor do të jenë ende të mbyllura, si dhe ambientet sportive, të mbyllura apo të jashtme, informon media.

Shumica e ekspertëve thonë se kjo situatë nuk mund të parashikohet, edhe pse ka optimizëm për faktin se zona ku po ndodhin lëkundjet aktualisht është më e vogël nga ajo e ditëve më parë. Gjithsesi frika për ndonjë pasgoditje me forcë rritëse siç ka ndodhur më parë, ekziston.
Santorini është boshatisur pothuajse tërësisht, me mijëra banorë e turistë që morën arratinë me avionë dhe tragete, për t’i shpëtuar më të keqes së mundshme.

Ka edhe mendime se këto lëkundje të shpeshta, mbi 500 në një javë, janë edhe shenja të një aktiviteti vullkanik dhe se pritet më e keqja për këtë rajon, siç ka ndodhur edhe më parë në histori, në vitet 1950, 1900 apo edhe disa shekuj më parë.

Profesori i Gjeofizikës dhe Sizmologjisë, Kostas Papazachos shprehet se zona ku bien tërmetet tani është më e vogël.

“Ne nuk jemi ende në një pozicion për të siguruar botën se më e keqja ka mbaruar, por sot kemi një pamje më të qartë se ku janë tërmetet. Kjo tregon se ku janë tërmetet dhe se zona e prekur është më e vogël”, tha ai.

Etiketa: SantoriniTërmet

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Zv-trajneri i Lacios flet për dëmtimin e Hysajt: Nga mënyra si doli nga fusha nuk jemi aspak optimist

Fati i keq ndjek Hysajn, zbulohet sa do të mungojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com