GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sarandë/ Dhunuan shefin e krimeve Mateo Bakalli, arrestohen 6 persona, pezullohen edhe dy efektivë policie

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Sarandë/ Dhunuan shefin e krimeve Mateo Bakalli, arrestohen 6 persona, pezullohen edhe dy efektivë policie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Sarandës ka vënë në pranga gjashtë persona, ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim lidhur me konfliktin e sotëm në një lokal në Sarandë, ku është goditur shefi i Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë, Mateo Bakalli.

Mes të arrestuarve është administratori i lokalit ku ndodhi konflikti, 4 roje sigurie dhe një taksist. Një tjetër roje sigurie, 28 vjeç, u shpall në kërkim.

Për ngjarjen janë pezulluar nga detyra edhe dy punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur hetim disiplinor.

Policia sqaron se rreth orës 03:20, në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Butrinti”, rojet e sigurisë së lokalit ishin konfliktuar me disa persona, pa njoftuar shërbimet e Policisë. Në atë moment, Bakalli, i cili po kalonte rastësisht me automjetin e tij, ka ndaluar, është prezantuar si punonjës policie dhe ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se rojet e sigurisë nuk kanë ndërprerë konfliktin, por kanë goditur me grushte edhe shefin e Krimeve.

Njoftimi i Policise:

Goditën për shkak të detyrës Shefin e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë, i cili ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa shtetasve, vihen në pranga 6 shtetas, mes tyre edhe administratori i lokalit, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e hetimit disiplinor ndaj dy punonjësve të Policisë, për dypunësim pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti dhe për mosndërhyrje për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Më datë 16.08.2026, rreth orës 03:20, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, në ambientet e jashtme të një lokali, rojet e sigurisë së lokalit po konfliktoheshin me disa persona të tjerë dhe nuk kishin njoftuar shërbimet e Policisë.

Gjatë konfliktit, Shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar M. B., po kalonte në rrugë me mjetin e tij dhe, kur ka konstatuar konfliktin, ka ndaluar, duke u prezantuar me detyrën që mbante dhe duke u përpjekur të parandalonte përshkallëzimin e konfliktit.

Rojet e sigurisë së lokalit nuk e kanë ndaluar konfliktin fizik, por kanë filluar të godasin me grushte edhe Shefin e Hetimit, i cili ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të komunikojë me shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë.

Pas rreth 1 minute, kanë shkuar në ndihmë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë shoqëruar disa persona që janë gjendur të pranishëm në konflikt.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet dhe, në një banesë në fshatin Gjashtë, Sarandë, kanë lokalizuar dhe shoqëruar edhe pjesën tjetër të rojeve të lokalit ku kishte ndodhur konflikti fizik.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me Prokurorinë Sarandë, është bërë arrestimi i shtetasve:

K., 35 vjeç, administrator i lokalit ku ndodhi konflikti;

N., 38 vjeç; F. H., 35 vjeç; I. Ç., 34 vjeç; dhe A. K., 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr, roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti, si dhe B. S., 29 vjeç, taksist.

Po në vijim të veprimeve, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. D., 28 vjeç, roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti.

Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen e ndodhur, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u pezulluan menjëherë nga detyra dy punonjësit e Policisë, Inspektor A. Sh., efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar A. B., efektiv i RENEA-s.

Këta punonjës, të dypunësuar pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti, nuk kanë njoftuar Policinë për konfliktin që po ndodhte dhe, pavarësisht se ishin jashtë detyre, duhet të ndërhynin për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka dërguar një grup pune në Sarandë, ku ka nisur hetimin disiplinor për dy punonjësit e Policisë, tashmë të pezulluar nga detyra.

Etiketa: arrestimedhunuan shefin e krimeveSarandë

Lajme të lidhura

Belind Këlliçi: 100 ditë protesta, Rama më i dobët, qytetarët më të fortë
Aktualitet

Belind Këlliçi: 100 ditë protesta, Rama më i dobët, qytetarët më të fortë

18:43 - 07/09/26
“Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror”/ Tabaku: Rama, përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë
Aktualitet

“Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror”/ Tabaku: Rama, përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë

17:48 - 07/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Para
Sot dita e 78-të e protestës/ Diaspora sërish në shesh për dorëheqjen e Ramës

Sot dita e 78-të e protestës/ Diaspora sërish në shesh për dorëheqjen e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Belind Këlliçi: 100 ditë protesta, Rama më i dobët, qytetarët më të fortë
Aktualitet

Belind Këlliçi: 100 ditë protesta, Rama më i dobët, qytetarët më të fortë

18:43 - 07/09/26

Në një postim në rrjete sociale, Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka cilësuar 100 ditët e protestave si një lëvizje...

Lexo më shumë
U zunë për një grua, futbollisti dyshohet se helmoi për vdekje shokun e skuadrës

U zunë për një grua, futbollisti dyshohet se helmoi për vdekje shokun e skuadrës

18:06 - 07/09/26
“Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror”/ Tabaku: Rama, përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë

“Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror”/ Tabaku: Rama, përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë

17:48 - 07/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Vëllai i vuri flakën krevatit të saj teksa flinte, vdes në spital vajza shqiptare

Vëllai i vuri flakën krevatit të saj teksa flinte, vdes në spital vajza shqiptare

17:00 - 07/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com