GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sarandë, dyshohet se planifikoi hedhjen në erë të tragetit, lihet në burg Erdion Muho

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sarandë, dyshohet se planifikoi hedhjen në erë të tragetit, lihet në burg Erdion Muho
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Sarandës ka caktuar mesditën e kësaj të marte si masë “Arrest në burg” për biznesmenin Erdion Muho, të dyshuar për veprën penale “shkatërrim prone me eksploziv” në bashkëpunim mbetur në tentativë. Seanca në ngarkim të tij u zhvillua në Spitalin e Sarandës, ku Muho mbahet i izoluar prej ndalimit të tij mbrëmjen e 28 korrikut, për shkak të problemeve shëmdetësore me veshkat.

Gjyqtari Alban Veçani ka cilësuar të ligjshëm  ndalimin e tij dhe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai ka pranuar kërkesën e Prokurores Besiana Sadikaj, e cila ka ngritur akuzë pas 1 muaj hetime në ngarkim të Muhos, ku janë përdorur edhe metodat proaktive. Gjatë gjithë seancës së caktimit të masës së sigurisë, Muho ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës duke u shprehur se, …nuk kam lidhje fare me ngjarjen. Madje atë natë kam qenë në Korfuz. Nuk jam fajtor për çfarë ka ndodhur. Me Armand Nelajn, si sarandiot i vjetër unë dhe ai, njihemi, por deri kaq, jo më shumë aq më tepër të kem bashkëpunuar me të. Asnjëherë nuk kam diskutuar me të për një veprim të tillë. Pra nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen dhe motivet që dyshon Prokuroria”.

Avokati mbrojtës, Agron Lamaj, ndërsa është shprehur se klienti i tij është i pafajshëm, njëherazi i kërkoi trupit gjykues, që për klientin e tij të merret një masë më të lehtë, si ai i “arrestit në shtëpi”, për faktin se ai nuk mund të largohet nga Saranda dhe se është i gatshëm të jetë pranë organit të akuzës sa herë ta kërkojnë

Erdion Muho 35 vjeç, pronar i një agjensie turistike në qytet që operon edhe në fushën e transportit ndërkombëtar detar të  udhëtarëve të linjës Sarandë- Korfuz, u ndalua me urdhër të Prokurores Besiana Sadikaj, mbrëmjen e 28 korrikut. Sipas urdhërit bazuar në provat e administruara në dosjen penale, ekziston dyshimi se shtetasi Erdion Muho  të jetë autori i veprës penale parashikuar nga neni 152 “Shkatërrim i pronës me eksploziv” kryer në bashkëpunim sipas nenit 25 të Kodit Penal me viktimëm Armand Nelaj, e cila mbeti në tentativë sipas nenit 22 të Kodit Penal. Sipas dosjes hetimore, janë

kryer  veprime nga të cilat krijohet dyshimi se shtetasi Erdion Muho ka kryer veprën penale. Hetimi ka nisur pas ngjarjes së ndodhur në orën 22.00 të datës 24 Qershor, në afërsi të Portit Detar Sarandë, ku shpërthimi i një sasie ekplozivi i mori jetën 52-vjeçarit Armand Nelaj, biznesmen në fushën e makinerive të ndërtimit. Nga hetimet thuhet se dyshohet që Nelaj atë natë po afrohej në

kalatën e Portit për të vendosur një sasi eksplozivi në një nga tragetet e linjës Sarandë-Korfuz, por në rrethana ende të paqarta eksplozivi shpërtheu aksidentalisht. Prokuroria dyshon se bashkëpunëtor i Nelajt ishte pikërisht Erdion Muho dhe ngjarja kishte si motiv konkurencën

 

 

 

Etiketa: Sarandëshperthimi tragetit

Lajme të lidhura

Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai
Aktualitet

Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

20:15 - 01/06/26
Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Para
(VIDEO) Evakuohen të gjithë banorët dhe pushuesit, zjarri djeg 2 bare në plazh

(VIDEO) Evakuohen të gjithë banorët dhe pushuesit, zjarri djeg 2 bare në plazh

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!
Breaking Views

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!

20:27 - 01/06/26

Kjo eshte protesta e dytë radhazi në Tiranë, në mbrojtje të Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së...

Lexo më shumë
Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

20:15 - 01/06/26
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26
Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

19:54 - 01/06/26
Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit

Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit

19:40 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombetkare girişJojobet