GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sarazzin: Mbështesim fuqishëm integrimin në BE të Maqedonisë së Veriut

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Sarazzin: Mbështesim fuqishëm integrimin në BE të Maqedonisë së Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua, ditën e sotme, me përfaqësuesin special të Qeverisë Federale gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin, i cili po qëndron për vizitë pune në Shkup. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në RMV, Petra Dreksler.

Në takim siç njoftojnë nga qeveria, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë, si dhe proceset dhe sfidat eurointegruese.

“Kryeministri Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë për arritjen e qëllimit strategjik për anëtarësim të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesi special i Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin, theksoi mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të vendit tonë, si dhe për hapat e mëtejshëm.

Në këtë drejtim, në takim u diskutua për procesin e ardhshëm të sjelljes së ndryshimeve kushtetuese”.

“Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut është në rrugën që të çon në përparim dhe prosperitet, e kjo është anëtarësimi në BE, prandaj është e nevojshme një mbështetje e gjerë për ndryshimet kushtetuese.

Ai tha se shpreson se të gjitha partitë politike do të bashkohen dhe do të punojnë së bashku në proceset reformuese për të mundësuar anëtarësimin më të shpejtë në BE”, thuhet në njoftimin e qeverisë për takimin në mes Kovaçevskit dhe Sarazzin.

Etiketa: Dimitar KovaçevskiGjermaniaRMVsarazzin

Lajme të lidhura

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!
Kosovë & Rajon

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Para
Hovenier takon Kurtin në prag të betimit të kryetarëve në veri

Hovenier takon Kurtin në prag të betimit të kryetarëve në veri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!
Kosovë & Rajon

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26

Pas një pjesëmarrjeje rekord në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, Lista Studentore, e dalë nga protestat gati dyvjeçare kundër...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com