GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Satelitët e Ramës ngelin në tokë, asnjë kompani nuk interesohet për tenderin 7.2 mln USD

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Satelitët e Ramës ngelin në tokë, asnjë kompani nuk interesohet për tenderin 7.2 mln USD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në tetor të vitit 2021, kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë se: “Do çojmë dhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo në mandatin tjetër. Vitin tjetër. Albania 1 dhe Albania 2”.

Kryeministri vendosi si afat muajin mars 2022 për dërgimin e satelitëve, por ky premtim nuk u mbajt. Atij i erdhi në ndihmë Niko Peleshi, i cili në datën 7 prill të këtij viti firmosi një tender të majmë për dërgimin e satelitëve të Ramës.

Në atë kohë, BoldneWs.al raportoi për hapjen e tenderit, i cili në fakt nuk bënte fjalë për satelitë, por për monitorimin 3 vjeçar të territorit. Por, disa javë pas hapjes së këtyre procedurave, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se procedura është anuluar. Një “njollë” e rëndë në kurriz të Peleshit, i cili nuk ka bindur asnjë firmë shqiptare apo të huaj që të marrë pjesë në këtë procedurë, për t’i plotësuar qokën kryeministrit. Ose Peleshi ka treguar origjinën e tij, duke anuluar të parën për të rritur edhe fondin e akorduar.

Hapja e procedurave të këtij tenderi erdhi në një kohë që Ajencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, një agjenci në varësi direkte të Peleshit dhe Ramës, e drejtuar na ish-kryepolici Haki Çako, është vënë nën akuzë për helikopterët. Ku nga 6 të tillë, ka vetëm 1 në gjendje pune.

Por, kësaj herë, Peleshi apo Çako duhet të japin llogari te Rama, i cili nuk do t’ia dijë sa hektarë pyje apo ullinj digjen, por interesohet për satelitët e tij. Por, nëse kanë dështuar këtë kohë, a mos ndoshta Rama po ligjëron mbjelljen në masë të hashashit?

Duke u ndalur te tenderi, sipas dokumenteve që disponon BoldneWs.al, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar anulimin e procedurës “dialog konkurrues – prokurim në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”. Objekti i kontratës është “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar (shërbimi satelitor), për një periudhë 3 vjeçare”, i cili kishte një fond limit 671.760.000 lekë pa TVSH, ose me TVSH 7.2 milionë USD.

“Arsyet e Anulimit janë bazuar në ligjin nNr. 36/2020 ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”, thuhet në këtë dokument. Njoftimi është bërë në datën 20.06.2022.

Denoncimi i Boldneës dhe dokumentet e atëhershme

Në muajin prill 2022, Boldneës.al publikoi dokumentet e tenderit të hapur nga Peleshi për monitorimin e territorit. Por, nuk bëhej fjalë për satelitë, por për monitorimin 3 vjeçar të hapësirës. Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u zëvendësuan nga “monitorimi i territorit” nga orbita.

Në fakt, kryeministri Rama bëri disa deklarata se në muajin mars Shqipëria do të niste satelitët, por Peleshi hapi tendering në prill. Në atë kohë Agjencia e Mbrojtjes Civile shkruante se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin ishte 36 muaj ose për 3 vite duke filluar nga lidhja e kontratës, ndërsa për tekat e kryeministrit shqiptarët do të paguanin një shumë plot 7.2 milionë USD.

Nga BoldneWs.al

 

Etiketa: deshtimRamasatelite

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Shqiptarët në veri të Kosovës kundër marrëveshjes: Faturat e energjisë nuk ia paguajmë serbëve

Shqiptarët në veri të Kosovës kundër marrëveshjes: Faturat e energjisë nuk ia paguajmë serbëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com