GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Satira e Gjekmarkajt/ Ylberi ra mbi kokën e Ulsiut, lulet thaheshin në karrigen bosh të Margaritit

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
“Keqpërdorni gojën e palarë, fyeni matematikën”, ‘shpërthen’ Gjekmarkaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Pader Salianjin të mandatuarin nga Kryezevendes Lider Muli dhe Lideri qe kerkon perspektiven, Gazi një medyshje e madhe e kishte mbeshtjellë si mjegull.

Besimi i marrë për të udhëhequr betejen Opozitare një aurë madheshtie i kishte dhënë.
Qysh një ditë perpara me dergoi një bibliografi emrash të medhenj luftrash nga Aleksandri i Madh, Jul Çezari e Xhenxhis Kani. Nxirrte prej tyre stratagema.

I tensionuar nga kjo peshë mati me sy territorin dhe rreshtoi menjeherë trupat të armatosur deri në dhëmbë me parulla. Me shpejtesi rrufe si Napoleoni në Austerlic inspektonte vijen e frontit.

Si do mesysh sot e pyeta me padurim ?

Me fuqinë e së vertetes dhe veshtrimin e së drejtes mor i uruar me tha, ajo vonon po nuk harron. U afrua dhe te veshi me foli.

Dje ke llapur ca si shumë ma kujtoi në koinfidence , duke demoralizuar luftetaret e lirisë ndaj eja pak mes nesh që të rehabilitohesh. Sot u perqafove me dy zonja socialiste duke shtuar dyshimet keshtu qe shpejto. Re të erreta të kanë mbuluar.

Po ja u qava shiko sa vënger me sheh Bana, sa qortueshem Tritani , sa me dyshim Oerdi të cilin shkronjat në anglisht e bëjnë të duket si Promete i lidhur me kauzen. Duke u çapitur zbrita deri aty. Në atë istikam me gjet Fred Xhaferri i cili shprehu deshiren të shtinte krah meje me një pisqolle sermi.

Me një padurim të ëmbel e ndjelles prisnim të niste melodia e lirisë , kënga e bilbilave. Shihnim nga Qeveria ku shafrani i qoftë largut kishte rënë mbi ta. Një e panjohur ishte ulur pranë Ogit. Ta ketë per hudher? Harruam per një çast se jemi në luftë e filluam të pyesnim kush është vallë? Humbem toruan. Dikush thoshte është Ciu është Ciu, një tjeter e mendonte si gardiste që mbron Ogin në anësore.
Si perfundim ishte ministre e re po emrin dhe ministrinë nuk ja mesuam. Aty kuptuam që na kishte marre malli edhe per Maznikun, Tezen e Gonxhen që nuk po i shohim.

Jeta jonë pa ta është një detaj i rendomtë. Bora shfaqej si skulpturë e nostalgjisë. Anila ushtronte rrolin e saj në teatrin e jetes me bukolizmin që bujqesia lyp.

Mete kishte hutimin e hyzmeqarit që i shpie kafenë Xhevos, kryetarit të bashkisë tek filmi “koncert në vitin 1936″ ku të gjithë e duan të paret. Një buqete me lule thahej nga cmira mbi karrigen bosh të Margeritit. Niko teshtitej nga aroma e tyre e venitur.

Bela shfaqte sigurinë e të derguares mes qiellit e tokes edhe pse ajo ( toka) po na dridhej nën këmbë.

Mamica me sytë e medhenj që i llamburisnin prerazi dha lajmin e shumë pritur ” po vjen Babo , po vjen Babo”. Një si ylber ra mbi kokën e Ulsiut. Taos ju shfaqen dy flatra ëngjellore nën sqetulla. Eni Xake tha tre here “Aleluja aleluja aleluja”.

Çyrbja turfelloi ç’gjuhe flet kjo? Fraza perendie more bekim i shpjegova nga lumturia që u shfaq Babo. E kam lexuar tek Pesoa tha qerratai, admirimi të rrit e po kaq u gezua edhe ai.

Ardhja e Babos na ndezi tahmanë e protestes. Ne i thonim lesho pe ne kerkesat tona ose lipsu… ai tundte koken gjithë makth , i paudhi.

Luan Baçi hyri në skenen e pergjakur të historisë ashtu siç i ka hije. I kreshperuar si shqiponjat e hekurta tek pararojat romake u derdh në vijen parë. Babo leshoi një të qeshur të hidhur si të gjithë frikacaket duke na kqyrur me një shikim sfidues por në thelb lutes. Pas tij edhe Mamica pergiu gaz. Bana shkoi aty fulikare dhe ju fiku buzqeshjen si cingaren në taketuke. Helidon Bushati me krenarinë që i jepte momenti shihte me keqardhje nga unë. I dukesha si renegat qe nuk di të vishet sipas stines së Revolucionit. Atij qyrku i rrinte per bukuri.

Lypa me sy Jorushin e Tabakeve per të njomur pak shpresat me njerzillek. Ajo kishte udhetuar në këmbe kah djerrina e LSI e baraslarguar nga Muçua dhe nga ne. E lidhur në direkun e vetvetes kalonte si Odiseu mes Shiles dhe Karibdes per te dale e palagur në breg. Një muzg simfonik kishte rënë mbi Mimi di Puccinin. Qemanja do i duhej atë çast. Etilda ngjante si sibile e fatit të vet.

Etjeni bie në sy duke mbetur në hije. Klosi më i vjeter pas ditëlindjes po më i mençur qamet. Laerti enderron një bisede filozofike me Bujarin e Lushnjes. Arben Pellumbi gezohet që koka e Nasipit e ndan nga ligesitë e kesaj dynjaje. Damua shihte nga Babo dhe kendonte nën zë vargje te eposit “fort po shndrit e pak po nxeh”, a thua rrezet e tij do me ngrohin dhe mua të padënjin? Dimer i ftohte ky tha Braçe ja shiko une me grip dhe maskë.

Dolem. Salianji me pergezoi per bindjen dhe nuk me beri raport. Muli me uroi posaçerisht ” më fund edhe ti me hapin e shokeve” ! Gazi e degjoi ” jo i tha me hapin e revolucionit”. Dhurata Çupi u ngasherye. Shami e Dash Sules ato lot i mblodhi.

Etiketa: GjekmarkajKuvendisatira

Lajme të lidhura

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç
OP-ED

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç

12:00 - 17/05/26
Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur
Breaking Views

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur

22:08 - 06/05/26
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Para
Mbylli të bijën në bodrum për 24 vite dhe bëri 7 fëmijë me të, lirohet nga qelia babai monstër

Mbylli të bijën në bodrum për 24 vite dhe bëri 7 fëmijë me të, lirohet nga qelia babai monstër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë si turistë, u jepnin automjete dhe strehim
Aktualitet

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë si turistë, u jepnin automjete dhe strehim

17:48 - 27/05/26

Goditet rrjeti i trafikut të drogës, në Itali. Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë shqiptare që merrej me trafik droge...

Lexo më shumë
Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital

16:00 - 27/05/26
Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

15:27 - 27/05/26
Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

15:02 - 27/05/26
Popullor pavarësisht humbjes, mbi 70% e simpatizantëve të SYRIZA kundër dorëheqjes së Tsipras

Trazohet skena politike në Greqi, Tsipras formon parti të re dhe synon bashkimin e frontit opozitar

14:35 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com