GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Satira/ Majko me fustanellë, Bela e Ulsiu kruanin zërin për këngën

14:31 - 07/10/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga Gjerkmarkaj te Hoxhaj, ja deputetët e PD-së që do t’i bashkohen protestës së 7 korrikut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Pa u bërë ora 9-të sot në krye të rrugës që të shpie për në Kuvend u duk një si grup dasmoresh të veshur me rroba kombëtare. Ata në fakt ishin ministrat dhe deputetet e maxhorances të hijeshuar për festë e aheng. Një ditë më parë qënkesh mbledhur grupi nën udhëheqësin e Bledi Çuçit duke rrahur mendime e hedhur propozime qysh të festohej sihariqi i ardhjes së Babos në Kuvend pas kaq e kaq kohesh.

Propozimet qenë të shumta deri aty sa të thirrej edhe shoku Gramoz për të mbikëqyrur skuadrën e ferlikut, kukurecit e të dollibasheve. Tao kishte marrë përsipër negociatën dhe perimetrin e sigurisë për një ziafet të bollshëm.

Dilo Nasufi i ra gjoksit se do të të zgjidhte ca mëzetër të mirë kodrave ndanë Beratit që fshataret ja bëjnë hallall partisë. Për rakinë u la ti çohej haber Termetit se ai sjell ballë kazani. Kur fjala byrek e petulla çau ajrin të gjithë kthyen kokën nga hallë Ekonomi e cila u ndie e përkëdhelur për besimin veresie.

Të gjithë po merrnin përsipër punë ustalleku e me dukje. Po qepet , hudhrat , patatet kush do ti qëroje , sallatën kush do grijë ? Nga mesi u sallës u panë tre duar që u ngriten, ishin Klevis Xhoxhi, Xhemal Qefalia dhe Ilir Metaj. Punëve të padukshme të gazhinës ju ofrua dhe Florenc Spaho i cili sqaroi se Zoti ishte shërbëtori i parë dhe nga zemra i rrodhi fraza se dashuria e vërtete është ajo që nuk e rreh gjoksin. Çuçi si njeri që nuk prish qejf pasi pa andej këtej me zë të ulet tha , dakord, dakord po aty kishim menduar Lulin me të vetët.

Ndërsa vërtiteshin ide e piqeshin vendime Baftjar Zeqo po i pëshpëriste diçka në vesh Tezes e cila të Enjten u gremis në Kuvend duke shkaktuar dhimbje po edhe ndoca te qeshura.

Baftua me tespie në duar ishte i zymtë,  ca ditë me parë kishte parë një kraharor gjeli dhe menjëherë diçka i kishte sembuar në gjoks.

Aty kishte lexuar që Tezes së aksionit, ritmit, optimizmit, kauzave, entuziazmit, do i ndodhte një zezonë.

Kur ajo u pland ai kishte psherëtirë, por druante se gjëja nuk mbaron me kaq  ndaj atërisht po e këshillonte mos të perfshihej në punë të rënda gjatë festes. Por ajo kembenguli që me patjetër do hekuroste perdet tek e fundit me Antoneta Dhimen afër. Eni Xakes ju detyre të mbante tabakanë me llokume në hyrje të cilët do i spërkaste herë pas here me buzëqeshje. Pluhurat I mori përsipër Mete i financave me Blerinën. U vendos që për foto me Babon të zgjidhen veteranet Bozdo e Tatjana.

I dhënë siç jam pas ëmbëlsirave, grykës le të themi druaj se sapo të zgjas dorën për të marrë ndonjë do me kërcasë pas koke ndonjë laper nga Salianji e cili me thotë “haram, u mbytsh, tetë nga luftëtaret e lirisë me në krye Gaz Bardhin  dergjen rrugëve nga ndëshkimi mizor i regjimit dhe ti merr nga dore e Xakes, vetë Albana tashmë e dashur për ne si Dalai Lama per Tibetianet nuk është sot këtu në ditën kur do mbrojmë Kosovën, ndërsa ti çfarë bën? Llop aty e llop atje, tyt pizeveng”.

Vetëm mendimi me mbuloi me djersë. Le te kthehemi tek kronika.  Ismet Beqiri i cili kohet e fundit ka rënë në sy  per gurrën popullore që e frymëzon i nxitur edhe nga përvoja pozitive e Laertit në ruajtjen e lotëve ,” me leje tha…. unë propozoj që tani e tutje siç ruajmë lotët , të ruajmë edhe djerset, këtë e marr përsipër unë… ti mbledh dhe ti klasifikoj , djerse gëzimi, djerse pune,  djerse ankthi,  djerse frike, djerse pritje, djerse halli, djerse balli, djerse kraharori, djerse sqetulle, djerse  duarsh, djersë këmbe”…Këtu Etilda u zalis dhe per pak mbledhja u nderpre. Në korridor dëgjohej zëri i Etjenit që thërriste ujë, ujë, ujë.  Po ajo e mori veten shpejt dhe siç u kuptua e kishte patur nga gëzimi nga befasia e propozimit. Klotilda kaloi gjithashtu mornica të tilla.

Një burrë i gjate mbi një tapet në krah u pa tek ecte nën diell , nga pas një zonjë që kur shtroja ra nga pesha në tokë ajo tha dy a tri herë qyqja, qyqja. Ishte Kryetarja Lindita Nikolla me sekretarin Genc Gjonçaj që po çonin më të mirin qilim për ta shtruar në hyrje. Nga pas shihej duke rëndur Kosta me një karrocë dore ngarkuar me qëndisma e zbukurime.

Siç e thamë tek porta u shfaqen festuesit e parë  per prova . Atyre u prionte  Eduard Shalsi e Toni Gogu  me brandaveke, rrip të kuq mesi, me kemishë të bardhë  plot  qendisma, xhamadan të kuq dhe nga një qylaf me shkabë mbi kokë. Të dy mbanin  daulle të medha dhe u binin me ritem mbreslënes dap e dup, dup e dap. Niko nikoqiri i ngrohte telat një qemaneje të nxjrre nga senduku.

Margeriti binte në sy si me e gjata me xhubleten e Uneskos por edhe si me e qeshura nga natyra.

Mimi di Puccini me petkat e Dukagjinit, Majko me fustanellë si Gjergj Araniti, ministrja e cepit Delina me një dajre në dore , napolonat e se ciles nxirrnin xhixha nga e tundura, Elisa e cila po ushtrohej për vallen e Tropojës ndonëse në grup Tao kërkonte atë të Rrrajces, Bela dhe Ulsiu kruanin zërin për këngen e Hajredin Pashes shiheshin më se miri.

Ogerta nuk u pa askund. Pyetem na u përgjigjen se është neper shkolla po zgjedh pionieret e dalluar të cilët do ti dhurojnë lule Babos tek shkallet. Vjershat e mirëseardhjes do ti këndoje Bora. Skenografinë do e realizojë Mazniku me ndihmën e Lal Erit se ënde bëhen. Gozhdët si inxhinjer do i temprojë Arben Pellumbi.

Albana e mjekësisë rrinte si mënjanë me dy kutia të ndihmës së shpejtë për alivanosje nga gezimi. Xhafa dhe Braçja pa qejf si angari lyenin kangjellat, ndërsa Çyrbja digjte shaminë e beqarit. Damon e kishin lënë të shërbente ujë me broke, të bënte hyzmet pas ndërhyrjes zemërgjere të Klosit. Natën Ditmari i kishte hequr një fshesë oborrit si kontribut vullnetar. Ndërkohe dy të infiltruar po çojnë lajme Doktorit që pritet të dërgoje Kryezëvendës Liderin për mësymje të përgjithshme ku hareja të shndërrohet në vaj dhe Babo të ike nga sytë këmbët si aleat i Vuçiqit.

 

Etiketa: bela e ulsiuMajko

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
20 vite së bashku, Ibrahimovic zbulon pse s’është martuar me Seger

20 vite së bashku, Ibrahimovic zbulon pse s’është martuar me Seger

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com