GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Satira/ Muli çarmatoste deputetët, Jorida e Etilda si dy murgesha

16:41 - 31/10/23
në Aktualitet, Opinion, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Tensione në Kuvend, përplasje fizike mes Nallbabit dhe Sinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë e betejës, plagëve dhe qëndresës

Parathënia e ditës!

Daci i Bernard Banushit pas tre ditësh lëngatë në spitalin e zonjës Edhit ngordhi. Një lëngatë në vend të keq pas shumë hazdisjesh i kushtoi jetën. I zoti, i përzhitur dhimbjeje priste ngushëllime nën një portret të punuar hijshëm të maçokut emri i të cilit paskësh qenë Terminator si Arnold Shvarceneger. Aty morëm vesh që i ndjeri paskësh lëruar qamet arat e sevdasë dukë lënë peng edhe jetën e tij mes mjaullimash shpirtëkëputese. Bernardi i ngashëryer rrëfeu se i kishte mbërritur kërrthi si peshqesh nga Holanda dhe ikja e tij merrte me vete kujtimin e fundit nga ish Kryetari i ngratë Lul.

Mes kësaj dalldie mora rrugën drejt një ziafeti kulturor kushtuar “Një histori personale e Europës” të Timothy Garton Ash dhe vetë autorit. Aty gjeta edhe

Ditmarin tashmë një kritik letrar i stërholluar. Më pas erdhi Mazniku i cili kapi një libër me dorë dhe menjëherë i filluan tështima e të kruara, u skuq e desh u mbyt. Ditmari e këshilloi “dil jashtë se këto ambiente japin alergji”.

Ne vetëm një libër kemi e di ti?! Ashtu po bëj tha dhe iku. Më pas gjerbëm një kafe me ish ministrin i cili njihet për dashamirësitë e tij ndaj çdokujt e çdo gjëje. Ai më foli gjerë e gjatë për planet e reja të oponencës politike me Nikon dhe Damon brenda në Kongresin e së shtunës. Mbi të gjitha u kujdes të pyeste për Tezen si e vetmja që përtej rrethanave e ruante të pathyer miqësinë me të. Ditmari desh të dinte në e mori veten nga gremisja e fundit si Rako Ferra. I llamburitën sytë kur të gëzuarin lajm i dhashë që ajo ja hodhi. Më përcolli deri të automobili, po nuk shkëputej. I dukej si makinë e Babos që nuk pat hypur qëmoti. Po deshe ta bëj një xhiro me timen i thashë madje bjeri dhe borisë po kjo s’të çon asgjëkund.

Pasditja e luftës!

Qielli i politikës ishte plot re. Babo qortoi për matematikë të dobët atë që 10-tën e bëri 11-të. Ai dha leje me dorë në zemër që deputetët plagprishës të Opozitës të kthehen në Kuvend por zymtësia si

qefin pllakoste ngado. Luan Baçi që në oborr vikaste “Perëndi a ndjeve tradhtarët na lanë pa atdhe”! Dhurata Çupi këndonte “jem ilira jem Yeuta jemi rritur nëpër luftra”

Dyert e banjove ishin mbyllur. Duhej ta mbanim. Ato anësoret po e po.

Gardistet na thanë do hyni drejt e në katua si gjë e gjallë e me mend në kokë na porositën.

Jorida dhe Etilda si dy murgesha i luteshin Zotit që më e keqja mos të ndodhte po kur Gaz Bardhi lideri në perspektivë ja behu kuptuan që Hyu nuk po i dëgjonte. Marazin ndanë përgjysëm. Jorida nuk qau. Etilda nuk buzëqeshi. Ah kohë jallanë njëzëri lëshuan tinguj.

Kryezevendes Lideri Muli çarmatoste deputetët një nga një duke ju marrë kartat. Bujari i Lushnjes u tha nuk u bëhet kjo nacionalistëve të ndershëm. Florenc Spaho thirri mos u afroni se do shtie. Muli tha nuk me tremb deka po jeta ime i duhet revolucionit.

Dyert e ferrit ishin hapur pash më pash. Sapo nisi furia Niko u zbeh dhe i ra të fiket. Margeriti ndonëse në shënjester të Inës që me kopsa të xhaketës e gjuante e shkundte nikoqirin po ai as jepte as merrte.

Dita e gjykimit erdhi tha Toni me sytë kah tavani, kaq e patëm.

Ulsiu donte të zbriste në shesh të betejes kur Bledion

Nallbati me fuqi titanike smbrapsi nja 30 deputetë socialistë dhe njërit i tregoi pëllëmben por lotët e Gertes e penguan. Mos se do vritesh i tha do na mungosh, do qajmë.

Ulsiu u thye si njeriu pa zgjidhje dhe qëndroi në vend me tëmthat që po i dilnin. Elisa i tha nuk të vjen më ky rast për të rënë theror, malësori u mbyt nga lotet si narcizi në pasqyrën e vet teksa pak ujë piu ajo.

Igli me Albanën e mjeksisë bënin pyetje retorike, po ne ç’patëm që erdhëm këtu, mirë ishim.

Tao i prerë në fytyrë dhe Bela solemne ishin bërë një për të thënë të fundit fjalë “rroftë Babo, rroftë Shqiperia edhe pa ne”. Shalsi kishte vëne një tigan mbi koke që të mbrohej. Nasipi me Xhemalin nga një kusi. Eni Xake i tha Çyrbes fshihu pas meje se nuk të prek kush me dorë sa të jem unë gjallë. Laerti ndërdyzej e pyeste Pllumin a ti mbledh lotet e frikes ?! Ai i tha jooo partizanët nuk kanë frikë ne jemi partizanë e këta reaksionarë.

Majko, Mimi di Puccinit i tha si nuk vdiqa në luftën e Kosovës ta mbyllja me madhështi ndërsa këtu nga shalqinjet kokës të Saimir Korreshit a gështenjat e Lefterit po më vjen fundi! “Eh vllai”, ja ktheu ajo “po unë që kam tre net që ëndrrat me prishin gjumin, zgjohem sikur në fyt kam duart e Vokshit. Më ndjek zalia nga pas”.

Dash Sula kërcënonte me shamitë e xhepit do jua bëj litarin more dordomuzë. Salianji dukej si frat që i spërkaste me ujë të bekuar duke hyr në mes që luftës paqja vendin ti zinte. Ndërkohe padër Salianji u tha “po bëjmë shaka, Opozita e vertetë është Luli atë ka frikë Babo, ja të shihni shtatë nga të tijët do perjashtojë Klotilda neser”. Bled Çuci , bismilah bismilah dhe rrotullonte një palë tespie.

Ed Paloka u shfaq mbi një llozhë për tu caktuar gjithsecilit me drejtësi vendet në histori si posedues i saj ndërsa Kryezëvendës Lideri si kalorës vraponte udhëve të saj. Kosta i Gramozit dhe Lindites ju hakerrye Jonës kjo botë u prish prapësi a dreq vetëm Babo e ndreq. Në sytë e saj Kostaqi u zmadhua me dhjetë herë por gezimi nuk zgjati shumë kur pa Genc Gjonçajn maskuar me gjethe hardhie duke u larguar me vrap nga kauza. Dolëm ende me kokat mbi supe por të enjten kushedi a do i kemi!

Etiketa: Gjekmarkajkuvendsatira

Lajme të lidhura

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Para
Bushka s’i jep fjalën Berishës, Noka shkul mikrofonat

Bushka s’i jep fjalën Berishës, Noka shkul mikrofonat

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur që akuzohen për trafik emigrantësh, grup kriminal e falsifikim dokumentesh....

Lexo më shumë
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com