GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Sazani po shkrumbohet”, Salianji: Rama përdor avion personal për salltanetet familjare

13:14 - 07/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sazani po shkrumbohet”, Salianji: Rama përdor avion personal për salltanetet familjare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji kërkon hetim dhe ndëshkim penal për përgjegjësit e situatës së sotme me zjarret, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se përdor avion personal për arsye familjare.

Në një postim në “Facebook” Salianji shkruan se ka kërkuar informacion në nëntor të vitit të kaluar për buxhetin që duhej për t’ia dalë në situata zjarresh dhe se qeveria u përgjigj se mjaftonin për të zgjidhur çdo situatë dhe se ka marrë çdo masë!

“Në nëntor të vitit 2021 e kam pyetur Ministrin e Mbrojtjes në komision nëse buxheti që kërkonin ishte i mjaftueshëm për t’ia dalë këtë vit në situata të mundshme zjarresh. Pyetjet për ministrin dhe qeverinë e tij ishin këto: “Nuk është aty ku duhet gjendja e helikopterëve, gjithë specialistët më thonë ne Shqipëria nuk ngre dot në ajër asnjë helikopter, dini gjë ju si është gjendja e operacionalitetit të tyre? Paratë e taksave të shqiptarëve shpërdorohen pa pasur përgjegjësi askush! A do vijë helikopteri i blerë për një viti e gjysmë që ndodhet në Itali. A paguhet për parkimin e tij atje? A i keni adresuar drejt fondet e buxhetit në raport me nevojat e forcave të armatosura. Në Zall Herr akoma rrinë nëpër çadra, ndërkohë që harxhohen 5 mln euro për të bërë një muze që sot nuk është funksional”. Qeveria u përgjigj se mjaftonin për të zgjidhur çdo situatë dhe se ka marrë çdo masë! Sot kur zjarri po shkrumbon Sazanin dhe qeveria vetëm e sheh nga larg duke shpërfaqur gjithë paaftësinë e saj për zgjidhje dhe ndihmë, përgjegjësia për ato deklarata të papërgjegjshme është e qartë. Sot përgjegjësia nuk është vetëm politike dhe morale, por është shpërdorim që duhet hetuar dhe ndëshkuar penalisht! Sot qytetarët shohin se si Kryeministri përdor si avion personal vetëm për salltanetet familjare dhe qejfe personale!”, shkruan Salianji.

Sipas tij, sot kur zjarri po shkrumbon Sazanin dhe qeveria vetëm e sheh nga larg duke shpërfaqur gjithë paaftësinë e saj për zgjidhje dhe ndihmë, përgjegjësia për ato deklarata të papërgjegjshme është e qartë.

 

 

 

 

Etiketa: Kryesore1RamaSalianji

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
“Mund të dekonspirohej në Tiranë”, Artan Hoxha dëshmon në prokurorinë e Belgjikës

Gazetari habit me deklaratën: Kjo pajisje në ishullin e Sazanit orientonte gomonet e drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com