GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Sazani”/ Tomorri: Një marrëveshje tavolinash, pa transparencë!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sazani”/ Tomorri: Një marrëveshje tavolinash, pa transparencë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Klodian Tomorri tha në MCN Tv se edhe projekti në ishullin e Sazanit, apo iniciativa u mbyll në tavolinë  dhe pa garë, njëlloj si investimi në Portin e Durrësit.

Duke vijuar më tej, Tomorri tha se do duhet të bëhej një konsultë e gjërë publike, ku pikë së pari të shtrohej pyetja: A duhet të ndërtohet në Sazan?

“Qeveria nuk e bëri publik projektin sepse mendoi se kishte ardhur koha për ta bërë publike, por u diktua nga fakti që një gazetë e madhe amerikane, NYT filloi të hetonte. Ishte e imponuar. Mënyra sesi është bërë marrëveshja, apo iniciativa, sepse deri tani nuk kemi një marrëveshje. Sipas qeverisë kemi një aplikim të kompanisë “Infiniti Partners” në AIDA për të avancuar me projektin.

 Sigurisht qeveria shqiptare kontrakton investime në mënyrë jotransparente, dhe ne i shohim vetëm kur janë fakte të kryera. Është investim, të paktën në termat që përflitet është  goxha i madh dhe shfrytëzon një aset, ishullin e  Sazanit, i cili ka shërbyer si zonë ushtarake, nuk është e qartë nëse është në planin e përhapjes së ushtrisë, pjesë e atyre aseteve që cilësohen si të domosdoshme për mbrojtjen e vendit.

Ka pasur plane që ajo zonë të shpallet park kombëtar. Një projekt i këtyre përmasave sigurisht që në fillim do duhej që të bëhej publik, të diskutohej me grupet e interesit dhe procesi të kalonte në një filtër kur të gjendej zgjidhja më  e mirë. Por qeveria nuk i bën kështu, nuk i kontrakton kështu investimet, i bën fakt të kryer me marrëveshje tavolinash dhe ia servir pastaj publikut.” – tha Tomorri.

Më tej, Tomorri tha se ekziston dhe një rrezik tjetër, ai i përdorimit të këtij investimi nga qeveria shqiptare për të blerë kredite politike në Shtëpinë e Bardhë.

“Duke pasur parasysh background e qeverisë shqiptare, një qeveri e cila ka blerë favore përmes lobimeve, përmes kontratave publike, përmes dhënies së aseteve publike, ky është risku tjetër. A do ta përdorë qeveria shqiptare këtë investim për të blerë kredite politike në Shtëpinë e Bardhë nesër? Nëse kjo ndodh, dëmet janë shumë të mëdha sesa përfitimet politike që mund të sjellë projekti.” – tha gazetari.

Lajme të lidhura

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja
Aktualitet

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë
Aktualitet

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI
Aktualitet

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Para
“Të lashë një palë syze peshqesh”/ Mesazhet që fundosën Evis Berberin

“Të lashë një palë syze peshqesh”/ Mesazhet që fundosën Evis Berberin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve
Breaking Views

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26

Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot në Foltoren e radhës në Kukës. Berisha ftoi partitë e reja opozitare të bashkohen me...

Lexo më shumë
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com