GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport Qatar 2022

Scaloni para finales me Francën: Nuk luan vetëm Messi me Mbappe…

18:13 - 17/12/22
në Qatar 2022, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbja me Arabinë, Scaloni: Duhet të luftojmë për kualifikim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lionel Scaloni është vetëm një ndeshje larg historisë me trajnerin argjentinas që nuk i fsheh aspak emocionet e finales së madhe që do të ketë me Argjentinën e tij teksa do të sfidojnë Francën.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, numri një i pankinës “albiceleste” u shpreh se skuadra është gati për këtë ndeshje që mund t’i fusë në histori, por në anën tjetër vuri në pah faktin se Franca nuk ka vetëm Mbappe, por dhe shumë lojtarë të tjerë prej të cilëve duhet shumë kujdes.

Deklarata

“Ne kemi tifozët më të mirë në botë dhe ata e meritojnë këtë gëzim.Të jesh kaq pranë trofeut është një emocion që e ndjejnë të gjithë në Argjentinë, Jemi të lumtur që ne jemi arsyeja e gëzimit të tyre dhe do të bëjmë më të mirën tonë për ta. Skuadra është në gjendje të mirë para kësaj ndeshje. Të gjithë kanë dhënë maksimumin dhe janë të gatshëm. Për ne të gjithë janë të rëndësishëm dhe ata që nuk kanë patur hapësira. Jemi gati ta shijojmë këtë moment dhe të hyjmë në histori. Personalisht jam krenar për momentin që kemi arritur. Janë momente që duhen shijuar. Kur je para një finaleje të tillë duhet ta shijosh momentin, pasi kjo të ndihmon dhe në rrjedhën e ndeshjes”, tha Scaloni.

Messit VS Mbappe

Në finalen e madhe do të ketë dhe një përballje po aq interesante mes Messit dhe Mbappe, por për trajnerin e “albicelesteve” nuk duhet të jetë fokusi vetëm te një lojtar, pasi tek “gjelat” ka shumë futbollistë që mund të zgjidhin ndeshjen veç Mbappe.

“Ne e përgatisim ndeshjen tonë duke u bazuar tek kundërshtari, tek mënyra se si ne mendojmë se ata do luajnë përballë nesh. Nëse kjo është ndeshja e fundit e Messit në një Kupë Bote shpresoj ta fitojmë Kupën dhe për të. Duhet ta shijojmë këtë moment. Luan Franca dhe Argjentina, përtej sfidës Messi dhe Mbappe. Messi është në gjendje të mirë, por mos të harrojmë se të dyja ekipet kanë shumë lojtarë me cilësi që mund të vendosin ndeshjen krahas këtyre të dyve: Si do e ndalim Mbappen? Do jetë më shumë një punë ekipore sesa individuale, kjo vlen jo vetëm për Mbappe pasi Franca ka shumë lojtarë të mirë. Mbappe është ende i ri dhe jam i bindur se do të përmirësohet akoma dhe më shumë”.

Scaloni kërkon të largojë presionin, duke theksuar se qëllimi i punës që ai ka nisur ka qenë që të bëjë popullin argjentinas të lumtur.

“Kombëtarja e Argjentinës nuk është e imja apo e një individi është e të gjithë argjentinasve. Jam munduar që t’u jap mundësinë të gjithë lojtarëve që të tregojnë veten. Kemi një grup me shumë cilësi që japin maksimumin kur veshin fanellën e kombëtares. Synimi ynë ka qenë që të besojmë tek projekti që nisëm me një skuadër që sjell gëzim për popullin tonë dhe kjo u realizua”.

Etiketa: ARGJENTINEFranceMbappeMessiScaloni

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Përgjimet që nxorrën zbuluar Marjeta Karajn: Të djeg, siç …

Përgjimet që nxorrën zbuluar Marjeta Karajn: Të djeg, siç ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë
Aktualitet

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

Një foshnjë rreth 2 muajshe është dërguar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçë. Sipas...

Lexo më shumë
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com