GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Scholz: Gjasa për bisedime me Putinin për fundin e luftës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Scholz: Gjasa për bisedime me Putinin për fundin e luftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) është shprehur për gjasat e zhvillimit të bisedimeve me presidentin rus, Putin për dhënien fund të luftës në Ukrainë. “Qëllimi ynë është që Rusia t’i japë fund luftës agresore dhe që Ukraina të mbrojë integritetin e saj”, është shprehur kancelari gjerman për gazetën “Süddeutschen Zeitung”. Për këtë “do të jetë e nevojshme të flasim”, tha Scholz. “Nëse kjo do të bëhet përmes telefonit, videokonferencës apo në një tavolinë të gjatë duhet ta shohim.”

Putini duhet “t’i japë fund luftës, të tërheqë trupat dhe të krijojë kështu mundësinë për dialog”. Apeli mund të jetë vetëm ky, sipas Scholz. “Putini, jepini fund luftës. Rreziku i një shkallëzimi për shkak të dështimit ushtarak të Rusisë është “i madh”. Në fillim të dhjetorit, kancelari gjerman telefonoi për herë të parë pas shtatorit me presidentin rus. Në bisedimin afër 1 orë, kancelari gjerman kërkoi sa më shpejt një zgjidhje diplomatike, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Ai iu referua programeve të mëdha të ndihmës të qeverisë gjermane, në bazë të cilave “pritet që me këtë shumë të zbusim çmimet e larta në këtë dimër dhe atë të ardhshëm”, tha Scholz për gazetën gjermane. Në perspektivë gjendja në tregjet e energjisë do të përmirësohet, sipas Scholz. Furnizimi me gaz edhe pas ndërprerjes së gazit rus do të jetë i siguruar edhe për dimrin e ardhshëm.

Hapja e terminalit LNG

Ndërkohë të shtunën (17.12.) Gjermania vuri në funksion terminalin e parë LNG lundrues në Vilhelmshafen me pjesëmarrje të kancelarit Scholz e ministrave të tjerë të qeverisë gjermane. Ky terminal do të ndihmojë për pavarësimin e Gjermanisë nga gazi rus. Ai ndërtua në kohë rekord brenda pak muajsh dhe do presë anijet me gazin e lëngëshëm LNG nga java e ardhshme. Në këtë terminal do të bëhet rikthimi i gazit të lëngshëm në formë të ngurtë për kalimin e tij pastaj në tubacionet e gazit./DW

Etiketa: LuftePutinScholz

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
Fqinjët lajmëruan policinë, shqiptari kapet me drogë në Greqi

16-vjeçari merr në telefon policinë dhe qëllon veten me armë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës

10:22 - 26/10/26

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur ditën e sotme SPAK. Ai është thirrur për t’u pyetur si person në dijeni lidhur...

Lexo më shumë
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26
Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

09:55 - 26/10/26
Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com