GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“S’dimë nëse do shpëtojmë”, mesazhet e fundit të emigrantëve që u mbytën në ujërat e Anglisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’dimë nëse do shpëtojmë”, mesazhet e fundit të emigrantëve që u mbytën në ujërat e Anglisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ujërat e ngrira të Kanalit Anglez, një grup burrash, grash dhe fëmijësh po ndjenin ujin dhe po mbanin duart e njëri-tjetrit për të mbijetuar në det. Disa bënin thirrje të dëshpëruara për ndihmë me celularët e mbajtura mbi dallgët e detit. Por, me fillimin e hipotermisë, telefonat e tyre iu ranë nga duart para se të mund të dërgojnë vendndodhjen e tyre, tek ata që mund t’i shpëtonin. Barka në të cilën ata shpresonin të arrinin në brigjet britanike kishte një motor të prishur dhe po shfryhej. Një anëtar i grupit arriti të dërgojë vetëm një mesazh zanor në shtëpi.

“Ne jemi ende në detin mes Britanisë së Madhe dhe Francës. Nuk jemi të sigurt se cili do të vijë (për të na shpëtuar)”, dëgjohet të thotë në audio.

Vetëm disa orë më vonë, të gjithë, përveç dy prej të paktën 29 personave, kanë vdekur, duke shënuar mbytjen më tragjike të emigrantëve, regjistruar ndonjëherë në Kanal.

Çfarë shkoi keq? Përmes dëshmive të të mbijetuarve, mesazheve të telefonit celular, të dhënave të transportit dhe reagimit emergjent të orëve të fundit të jetës së tyre në luftë me detin, autoritetet dhe mediat kanë mundur të krijojnë një panoramë të tragjedisë së emigrantëve.

Të martën e 23 nëntorit: Nisja

Ndërsa bie muzgu, 22-vjeçarja Hadiya Rzgar Hussein, motra e saj 7-vjeçare Hasti, vëllai Mubin, 16 vjeç dhe mamaja Kazhal, 46 vjeç, mbledhin gjërat e tyre së bashku në kampin e improvizuar në Grande-Synthe, ku ata kanë qenë duke qëndruar për disa javë.

Imazhi i fundit i Hadiya Rzgar Hussein, motra e saj Hasti, vëllai Mubin dhe mamaja Kazhal

Ata janë të lodhur dhe të frikësuar. Policia franceze së fundmi çmontoi vendndodhjen Grande-Synthe, dëboi banorët e saj dhe shkatërroi çadrën e familjes. Përballë kësaj situate ata janë të dëshpëruar për të arritur tek të afërmit e tyre në Britani. Për ta bërë këtë, ata duhet të përballojnë të ashtuquajturën “rrugë të vdekjes” përtej Kanalit Anglez, duke paguar kontrabandistët që t’i çojnë atje me varka të vogla dhe të lira me fryrje.

Ndërsa shkëmbinjtë e bardhë të Doverit janë të dukshëm nga një pjesë e kësaj vije bregdetare në një ditë të kthjellët, kalimi është i mbushur me rrezik. Është një nga rrugët detare më të ngarkuara të transportit në botë dhe ata që kalojnë duhet të lundrojnë në temperaturat e ngrira të ajrit dhe detit, duke luftuar me rrymat e rrezikshme.

Etiketa: AngliEmigrantekanal

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Covid në Kosovë, 1 viktimë dhe 6 raste të reja

Sa qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës në Kosovë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26

Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të...

Lexo më shumë
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com