GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘S’do më shohësh’, motra jep detaje nga bisedat me Dan Hutrën

17:41 - 08/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Na varrosi për së gjalli’,motra e Dan Hutrës: Kur doli nga burgu..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Motra e Dan Hutrës ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia mes të vëllait që kreu masakrën e Paskuqanit. Në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ajo tha se Dan Hutra i kishte kërkuar gruas së tij që t’ia bënte testin e ADN-së që në momentin që lindi fëmijën, por që ajo nuk kishte pranuar.

Asija tha gjithashtu se pas largimit të gruas së Dan Hutrës nga shtëpia, kishte shkëputur çdo lidhje me të vëllanë, por më vonë, ky i fundit e kishte telefonuar dhe e kishte ftuar për të pirë diçka me të. Ajo thotë se Dani i kishte rrëfyer se do të largohej drejt Francës dhe se ndoshta nuk do të takoheshin më.

“Kur shkova në Tiranë tek nënë, vëllai më tha e nusja është shtatzënë. Pashë Alketën që nuk ishte e qetë.  E pyeta kur ishte njohur me Danin sepse doja të kuptoja nëse e dinte se çfarë njeriu ishte dhe se çfarë kishte bërë më parë. Më tha se njiheshin prej 4 muajsh. Ajo më tha se është një vajzë 34-vjeçare dhe se nuk është kurrë vonë. Por ndërkohë jeta e tyre vazhdoi.

Kur mora vesh se Alketa ka ikur nga shtëpia nëna më tha se ishte bërë nami. Nëna kishte dalë për të marrë bukë dhe kur ishte kthyer, i kanë thënë se nusja kishte dalë nga koteci dhe jo nga porta. Mund të ketë qenë orar drekë. Mendoj se Alketa ka ikur dhe dyshoj se ka qenë për shkak të nervozizmit e shtatzëninë. Unë i kam shkëputur më pas marrëdhëniet me Danin dhe i kam thënë se tani që ka dalë nga burgu duhet të vlerësojë jetën dhe lirinë. Atë ditë që Dani është arrestuar dhe Alketa ka ikur nga shtëpia kam shkëputur marrëdhëniet.

Nëna më tha se ditën që ka bërë vizitën e shtatzënisë tek mjeku, janë revoltuar. Kam pirë kafe me Danin dhe më ka thënë;- Motër do të pish diçka sepse unë do të largohem për Francë dhe nuk do të shohësh më. Si motra për vëllanë unë i kam dërguar foto të nipërve, mbesave, t’i shohë dhe të mos largohet nga njerëzit. Por ai më ka thënë se Alketa nuk i jepte atësinë e djalit dhe kur Dani ka qenë në burg dhe unë në shtëpi, Alketa më ma ka marrë në telefon nga Tirana. Më ka thënë mund të vish në Tiranë dhe të pish kafe sepse kam respekt për ty. Unë e kam takuar dhe më ka shprehur edhe refuzimet që kishte me Danin, ndërsa Dani ishte në burg. Alketa ishte penduar.

I thashë; Alketa do të jetosh prapë me Danin? Ajo më thotë ti jepja numrin Danin, por përgjigja ime ishte jo sepse unë isha betuar se nuk do t’i shkoja tek burgu. Alketës i kam thënë ‘kur të lindë fëmija do të marrin ADN e fëmijës dhe të Danit dhe fëmija del i Dan Hutrës, unë do të jem halla i këtij fëmije”. Ishte dakord dhe më tha se fëmija është i Danit. Erdhi koha dhe lindi. Kisha dëshirë ta shihja fëmijën tek spitali. Kam hyrë atë ditë tek fëmija kam parë edhe Alketën, kam qenë ditën e dytë kur ka lindur dhe pas disa ditësh Dani ka dalë nga burgu. Dhe nuk e di se si ka dalë nga burgu. Për Alketën më tha se nuk pranon të bëjë ADN e fëmijës,”- tha ajo.

Si ndodhi masakra më 1 mars

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.

Etiketa: Dan Hutramotra

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Para
“E papranueshme”/ Gjuha fyese e Vuçiç, Basha mbron Kurtin

Basha rishfaqet, uron gratë për 8 Marsin (Mesazhi)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com